Një qytetar është ankuar me sigurinë ushqimore në restorantin “MyShawarma” në Prishtinë, derisa në porosinë e tij ai është shërbye me mish pule të papjekur, transmeton Gazeta Online Veriu.info.
Qytetari ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse të ndërmarrin masa urgjente ndaj këtij rasti dhe të shtojnë kontrollet në gastronomi.
Kujtojmë se rastet ku qytetarët shërbehen me ushqime të nivelit të dobët nëpër restorantet në Kosovë janë shumë të shpeshta./Veriu.info