Gazetari Valon Syla ka komentuar sot tubimin elektoral të PDK’së në Mitrovicë.
Syla në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se ‘Mitrovicën nuk e ka parë kështu as në kohë të Hashim Thaçit, as të Kadri Veseli”.
“Qe 26 vjet jam gazetar, prej zgjedhjeve të para i kam përcjellë, unë Mitrovicën nuk e kom pa kështu as në kohë të Hashimit e as Kadris. Kur ata kanë qenë shumë të fortë, Agim Bahtiri i ka fitu zgjedhjet. E kur e shoh sot Mitrovicën në këtë masivitet, unë e shoh një rikthim…” tha ai.
Tutje, thotë se tubimi i tillë si ky i PDK’së do një mobilizim, pasi sipas tij, “qytetarët nuk shkojnë aty me zor”.
“Është një mobilizim, 1. Njerëzit po dojnë me tregu që janë opozitë e kësaj qeverie, dalja këtu lyp kogja mobilizim, nuk dalin njerëzit me zor. Dojnë me tregu pozicion”, tha Syla.