Gjatë një konference të përbashkët shtypi dje pas një takimi në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump ndërpreu fjalimin e kryeministrit britanik Keir Starmer teksa ai po i përgjigjej një pyetjeje në lidhje me sugjerimin e Trumpit që Kanadaja do të ishte shteti i 51-të i SHBA-së.
Gazetarët e pyetën Starmerin nëse ai ose Mbreti Charles ishin të shqetësuar për retorikën e Trumpit. Starmer filloi duke thënë se Kanadaja nuk u përmend gjatë bisedës me Trump dhe foli për miqësinë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara.
“Mendoj se po përpiqeni të gjeni një përçarje mes nesh që nuk ekziston, ne jemi ndër kombet më të afërta dhe patëm një bisedë të mrekullueshme sot”, tha Starmer, por Trump e ndërpreu menjëherë.
“Mjafton, faleminderit,” tha Trump dhe ia dha fjalën për pyetje një gazetari tjetër.
Starmer: “You mentioned Canada,I think you’re trying to find a divide that doesn’t exist.”
Trump: “That’s enough.”
Trump seems tense around democratic leaders but perfectly comfortable with Xi, Putin, and Orbán. We all know why
pic.twitter.com/fp7ciWlrHN— Republicans against Trump (@RpsAgainstTrump) February 27, 2025
Presidenti Donald Trump priti Kryeministrin britanik Keir Starmer në Shtëpinë e Bardhë të enjten për të diskutuar mbi konfliktin Ukrainë dhe lidhjet tregtare dypalëshe, mes kërcënimeve për tarifa të udhëheqësit amerikan ndaj Evropës dhe kërkesave që kontinenti të mbështetet më pak tek Uashingtoni, lidhur me sigurinë e tij./Reporteri.net/
President Trump cut off the reporter trying to goad the two leaders into division, you morons. https://t.co/ZZTicT10xY pic.twitter.com/LpvAVyglbz
— Rapid Response 47 (@RapidResponse47) February 27, 2025