Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mjegullnaja e ‘superushqimit’ | Ngritja dhe rënia e mërgimtares kosovare Albana Rama që shiste çaj nga Amazona në Evropë

19/03/2026 - 16:27
në Kryesore, Lajme
A A
Mjegullnaja e ‘superushqimit’ | Ngritja dhe rënia e mërgimtares kosovare Albana Rama që shiste çaj nga Amazona në Evropë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nga një simbol i promovuar i suksesit të mërgatës shqiptare, Albana Rama sot përballet me dyshime serioze për mashtrim financiar dhe keqmenaxhim të fondeve. Rasti i saj vë në pikëpyetje narrativën e idealizuar për sipërmarrësit e diasporës, të cilët shpesh paraqiten si modele të padiskutueshme suksesi. Dokumentet zyrtare tregojnë për një kompani të zhytur në borxhe milionëshe, nën masa sekuestrimi dhe përfundimisht të dërguar në likuidim nga autoritetet zvicerane.

Për gati një dekadë, Albana Rama u shndërrua në një nga figurat më të spikatura të suksesit shqiptar në diasporë. E lindur në një fshat të Gjakovës në vitin 1984, ajo arriti të ndërtonte një imazh publik si sipërmarrëse globale, duke u shfaqur në ekranet e mediave në Kosovë si vizionarja që po shpëtonte Amazonën. Megjithatë, një hulumtim i thellë i dokumenteve zyrtare në Zvicër dhe i raportimeve ndërkombëtare, zbulon një realitet tjetër: një kompani në likuidim, borxhe milionëshe dhe një proces gjyqësor që ka kulmuar me arrestimin e saj.

Historia e “The Rainforest Company” nisi në prill 2017 në Cyrih ku fillimisht u regjistrua si Amazonian GmbH. Rama përdori me mjeshtëri historinë e saj personale të emigrimit për të krijuar besueshmëri te investitorët dhe konsumatorët.

Në vitin 2019, ajo e shndërroi kompaninë në AG. Dokumentet e asaj kohe (SHAB/SOGC) tregonin se asetet e kompanisë ishin rreth 983,000 CHF, por ato shoqëroheshin nga borxhe pasive prej 747,000 CHF, një raport ky që paralajmëronte vështirësi financiare që në hapat e parë.

Produkti kryesor që e bëri të njohur kompaninë ishte Açaí, një frut brazilian që konsiderohet “superfood” ose ‘supërushqim’, i cili shitej në formë pureje të ngrirë, pluhuri ose si përbërës në “Açaí Bowls” të gatshme për konsum. Portofoli i produkteve u zgjerua më vonë edhe me akullore dhe smoothie me bazë açaí dhe fruta ekzotikë si dhe produkte të tjera të ndërlidhura me të parin.

Kompania arriti të depërtonte në rrjetet më të mëdha të supermarketeve në Gjermani, Zvicër dhe Austri si Lidl, Rewe, Edeka dhe Coop, duke e pozicionuar veten si një markë “premium”. Marketingu i saj bazohej te premtimi se çdo blerje ndihmonte në mbrojtjen e Amazonës përmes certifikimeve Bio dhe Fair-trade – premtime këto që u vunë në pikëpyetje të madhe pas hulumtimeve gazetareske.

Në janar të vitit 2024, imazhi “etik” i kompanisë mori goditjen e parë të madhe. Revista prestigjioze gjermane Der Spiegel publikoi hulumtimin me titull: “Fëmijët zgjedhin superushqimin tonë” (Kinder pflücken unser Superfood). Gazetarët dëshmuan se pas reklamave për mbrojtjen e natyrës, fëmijë në Brazil rrezikonin jetën duke u ngjitur në palma açaí 20-metërshe pa asnjë masë sigurie.

Rama, në një reagim të gjatë në Linkedin u përgjigj. Ajo nxori kartën e emigrantit nga Kosova. E krahasoi punën e fëmijëve në Amazonë me përvojën e saj në fshatrat e Gjakovës: “Në Kosovë… ishte e nevojshme që të gjithë anëtarët e familjes të ndihmonin… edhe fëmijët”. Ajo e quajti raportimin e gazetarëve si “arrogancë perëndimore” dhe “mentaliteti i shpëtimtarit të bardhë”- që në thelb është sjellja e një personi nga një vend i pasur (i rracës së bardhë/perëndimor) që mendon se e di më mirë se vendasit se çfarë është e mirë për ta.

Por, dëmi ishte i pariparueshëm. Partnerët e mëdhenj tregtarë filluan të tërhiqnin produktet nga raftet.

Përtej debateve në media, dokumentet zyrtare të Regjistrit Tregtar dëshmojnë një tentativë të dëshpëruar të investitorëve për të shpëtuar atë që kishte mbetur nga kompania, duke izoluar gradualisht Albana Ramën nga vendimmarrja.

Ndryshimet rrënjësore nisën në vitin 2023, kur Ramës iu hoq e drejta e nënshkrimit individual. Bordi i drejtorëve pësoi lëvizje të shpeshta që sinjalizonin krizën:

Cornelius Ewoud Rykaart, shtetasi afrikano-jugor mori postin e Presidentit të Bordit në qershor 2023, duke zëvendësuar pozicionin drejtues të Ramës, por u largua vetëm dy muaj më vonë, në gusht 2023.

Jan-Philipp Sasse, bashkëthemeluesi gjerman dhe figura kyçe e fillimeve, u largua përfundimisht nga strukturat drejtuese.

Christian Padrutt u soll në qershor 2023 si person me të drejtë nënshkrimi kolektiv, një lëvizje që shënoi fundin e autoritetit absolut të Ramës mbi financat.

Jesko Alexander Thron dhe Florian Peter Wendelstadt, përfaqësuesit e fondeve gjermane të investimeve, u larguan nga bordi në gusht 2023, duke sinjalizuar tërheqjen e kapitalit të huaj.

Karstein Norlund, një specialist norvegjez i financave, u emërua anëtar i bordit në nëntor 2023 për të mbikëqyrur asetet e mbetura.

Hasan Bajrami, i emëruar si Drejtor në nëntor 2023, ai mbeti personi i fundit me përgjegjësi operative deri në momentin kur kompania u shpall zyrtarisht në likuidim në mars 2025.

Sipas dokumenteve të shkurtit 2026, asnjë nga këta emra nuk ka më të drejtë nënshkrimi, pasi kompania administrohet nga zyra e likuidimit.

Por, gropa financiare që mbeti pas është marramendëse: Kaltroco Ltd (Jersey) kërkon 930,000 CHF (përafërsisht 1 milion euro) bazuar në një vendim gjykate të 1 korrikut 2025 kurse Zürcher Kantonalbank (ZKB), ka lëshuar urdhër-pagese për 436,912.55 CHF që lidhen me një hipotekë mbi një pronë në Horgen (Seegartenstrasse 68a).

Mbi asetet e Ramës rëndojnë disa urdhra sekuestrimi  që nga tetori 2025.

Pika më dramatike e këtij investigimi është njoftimi zyrtar i zyrës së përmbarimit në Winterthur i shkurtit 2026. Në dokumentin zyrtar, Albana Rama listohet si person me “Unbekannten Aufenthaltes” (Vendndodhje e panjohur), pasi autoritetet nuk mundën atë kohë ta gjenin në asnjë prej adresave të saj të njohura. Sipas raportimeve të fundit, kjo periudhë si dyshim arratie ka përfunduar me arrestimin e saj nën dyshimet për mashtrim financiar, përvetësim fondesh dhe konkurrencë të pandershme./Insajderi

Tags: Albana Rama

JU REKOMANDOJMË

Daut Haradinaj për Albin Kurtin: Shumë fullirant është ky njeri

Daut Haradinaj për Albin Kurtin: Shumë fullirant është ky njeri
19/03/2026 - 17:12

Daut Haradinaj ka reaguar ashpër ndaj një deklarate të Albin Kurtit, ku ky i fundit tha “është e domosdoshme t’i inkorporojmë strukturat paralele serbe”. Haradinaj shtoi “shumë fullirant...

Më shumëDetails

Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt
19/03/2026 - 16:50

Një aksident tragjik në një kantier ndërtimi para disa dite në Vjenë ka marrë jetën e katër punëtorëve, tre prej tyre ishin shqiptarë, shkruan albinfo.at. Sipas raportimeve, mes viktimave...

Më shumëDetails

Ky është i riu që vdiq pas aksidentit në Prizren

Ky është i riu që vdiq pas aksidentit në Prizren
19/03/2026 - 15:51

Një 29 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi sot në rrugën “Transiti i vjetër”, në Prizren.Klankosova mëson se viktima është E.A. Në...

Më shumëDetails

Gjashte fuqitë botërore kërkojnë hapjen urgjente të Ngushticës së Hormuzit

Gjashte fuqitë botërore kërkojnë hapjen urgjente të Ngushticës së Hormuzit
19/03/2026 - 15:50

Disa nga fuqitë më të mëdha botërore, si Italia, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Holanda dhe Japonia, kanë kërkuar ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj infrastrukturës civile në...

Më shumëDetails

Petkoviq i reagon Kurtit: S’ka integrim të arsimit dhe shëndetësisë në sistemin e Kosovës, skenari u parandalua

Petkoviq i reagon Kurtit: S’ka integrim të arsimit dhe shëndetësisë në sistemin e Kosovës, skenari u parandalua
19/03/2026 - 15:47

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq i cilësoi si të pasakta deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në lidhje me rregullat...

Më shumëDetails

Cilat janë përfitimet nga heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës?

Cilat janë përfitimet nga heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës?
19/03/2026 - 15:23

Masat ndëshkuese që Bashkimi Evropian ia vendosi Kosovës në qershorin e vitit 2023, u hoqën përfundimisht vetëm në mars të këtij viti, ani pse drita e gjelbër u...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • VIDEO/ Polici jashtë detyrës kapet duke rrahur qytetarin në mes të rrugës, IPK nis hetimet

    VIDEO/ Polici jashtë detyrës kapet duke rrahur qytetarin në mes të rrugës, IPK nis hetimet

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Emona Center me super ofertë për sofrën e Bajramit

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Edhe pse gjykimi ka përfunduar, Specialja merr këtë vendim të keq për Kadri Veselin

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë