Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“M’kanë kapë tap-tap”: I akuzuari për 4.4 kg kokainë pranon fajësinë, dyshon se u tradhtua nga miqtë

07/04/2026 - 08:39
në Lajme
A A
Kreu tri vjedhje- Bie në duart e policisë hajni (A.B)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë për posedim të 4.4 kilogramëve kokainë ndaj tre të pandehurve.

Një nga të akuzuarit tashmë e ka pranuar fajësinë në prokurori. I akuzuari Hëvzi Krabaj ua ka shprehur habinë të afërmve se si është kapur me drogë, meqë shitjen e narkotikëve, sipas tij, e bënte te pak njerëz

“M’kanë kapë tap-tap”. Kështu e ka përshkruar arrestimin e njëri prej të akuzuarve, e që e ka pranuar fajin për posedimin e 4.4 kilogramë kokainë.

Shtetasi Hëvzi Krabaj, i dënuar edhe më herët për posedim të narkotikëve, në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, është shprehur i befasuar se si është kapur me sasi të madhe droge. Ai dyshon se këtë ia bërë ndonjë mik i tij.

“Nga këto transkripta vërtetohet fakti se si i pandehuri Hëvzi Krabaj është marrë me shitblerjen e substancave narkotike, i cili gjatë bisedës me familjarët e tij, të njëjtëve i drejtohet duke i thënë ‘ama kurrë s’ma ka marrë menja, se naj herë ta nin zemra që bie, ama m’kanë kap tap-tap. Po dyshoj që dikush më ka qit (tradhtuar v.j.), ndonjë shok i imi’. ‘O tash u rujsha shumë se s’jam kanë t’u punu hiç, jam kanë t’u punu me 2 veta, 3 veta, o ti a din sa jam qetësu, po k’tu me ka qitë dikush’”, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Prizren.
Për këtë rast jenë të dyshuar tre persona, por dy janë të arrestuar.

Policia e Kosovës që nga gushti i 2025-ës është në kërkim të shtetasit të Maqedonisë së Veriut dhe të Belgjikës, Fidan Husmani, që në bazë të aktakuzës është partner i të akuzuarës Elmedina Rexhepi.

Rexhepi, e cila nuk e ka pranuar fajësinë, ka thënë se nuk ka pasur dijeni për tregtim të narkotikëve.

“Ndër të tjera e pandehura deklaron se nuk ka qenë në dijeni se i pandehuri Fidan Husmani, natën kritike kur është takuar me të pandehurin Hëvzi Krabaj, të ketë poseduar substancë narkotike. E pandehura vërteton faktin se me të pandehurin Fidan Husmani për herë të fundit janë takuar ditën kur ishin nisur në Shkup”, thuhet në aktakuzë.

Në bazë të aktakuzës, Fidan Husmaini dhe Elmedina Rexhepi kanë hyrë në garazhin e një objekti banesor në Prizren, ku u takuan me Hëvzi Krabajn dhe i këmbyen tri ‘tulla’ kokainë me peshë 3.3 kilogramë.

E në banesën e Krabajt në Prizren u gjetën rreth 4 kg e 437 gramë kokainë të cilat sipas Prokurorisë ishin të destinuara për shitje.

Krabaj e Rexhepi pritet të dalin së shpejti para gjykatës për seancën ku do të deklarohen mbi fajësinë, meqë ata janë në paraburgim. E të dyshuarit Fidan Husmani prokuroria nuk ka mundur t’i marrë as deklaratë në procedurë paraprake meqë është në arrati.

Në bazë të raportit të punës së Policisë për vitin 2025, në Kosovë janë zënë 24.4 kilogram kokainë, që vjen e dyta si sasi konfiskuar. Kjo lloj substance tejkalohet vetëm nga marihuana me 1 ton e 315 kilogramë të sekuestruar. /Telegrafi

JU REKOMANDOJMË

Ky është çmimi i derivateve për sot në Kosovë

Shteti shpërblen me kontratë ‘Petrol Companyn’, që para 4 muajsh ia hoqi licencën
07/04/2026 - 10:29

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka njoftuar se sot një litër naftë mund të shitet maksimumi për 1.88 euro, derisa benzina 1.46 euro. Derisa sipas MINTI-it...

Më shumëDetails

Azemi i LDK-së me dosje në duar për orët e KEDS-it hyn në stacionin e Policisë në Prishtinë

Azemi i LDK-së me dosje në duar për orët e KEDS-it hyn në stacionin e Policisë në Prishtinë
07/04/2026 - 10:06

Anëtari i LDK-së, Visar Azemi, para pak minutash me disa dosje në dorë është parë duke hyrë në stacionin e Policisë së Kosovës në Prishtinë. LDK kishte njoftuar...

Më shumëDetails

Mos i ndalni takimet deri të arrihet marrëveshja/ Ramadani për zgjedhjen e presidentit

Ramadani: Policia bëri mirë me planin, sa më shumë që demokratizohet Kosova, çështja e sigurisë për zgjedhje s’do të jetë temë
07/04/2026 - 10:01

Analisti politik, Burim Ramadani, ka thënë se zgjedhja e presidentit do të ishte një lajm i mirë. Sipas Ramadanit, një marrëveshje për presidentin e ri do të shënonte...

Më shumëDetails

Hajnat ia “mësyjnë” xhamive, tri raste brenda pak ditësh

Ndodh edhe kjo në Kosovë: Hoxhallarët bëhen “llom” mes vete, përleshen në xhami
07/04/2026 - 09:30

Tri fshatra të Kamenicës: Shipashnicë, Topanicë dhe Rogoqicë kanë qenë cak i vjedhjeve gjatë ditëve të fundit. Por këtë herë, shënjestër nuk kanë qenë shtëpitë e zakonshme, por...

Më shumëDetails

Haradinaj refuzon takimin me Abdixhikun: S’jam i interesuar për atë që ka folur me Kurtin

Haradinaj refuzon takimin me Abdixhikun: S’jam i interesuar për atë që ka folur me Kurtin
07/04/2026 - 09:13

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur qartë qëndrimin e tij kundërshtues ndaj një takimi të mundshëm me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, në...

Më shumëDetails

E çuditëshme: Një person në Prizren raporton se i është zhdukur gruaja, nuk u kthye më pasi shkoi në punë

Arrestohet personi i pestë në rastin e fajdeve në Prizren
07/04/2026 - 09:08

Një person në Prizren ka raportuar në Polici se i është zhdukur gruaja. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, ajo ka shkuar të shtunën në punë dhe pasi...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Zhvillime dramatike: Irani merr vendim për propozimin e ShBA’së për një armëpushim të përkohshëm, ja çka vendosi

    Zhvillime dramatike: Irani merr vendim për propozimin e ShBA’së për një armëpushim të përkohshëm, ja çka vendosi

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Pse s’po ka marrëveshje për presidentin? Përgjigjet Abdixhiku

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Çështja e Presidentit/ Një orë nga takimi Kurti-Abdixhiku

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Ekskluzive/Rasti “Fajdeja”: Më 25 maj nis gjykimi për Skender Bajramin, Isak Ademin, Avni Maxhuni e Kreshnik Dervishin

    196 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • Kjo është gruaja kosovare që u vra nga ish burri në Austri

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë