Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

MKRS-ja 28 mijë euro shpenzime nëpër udhëtime, gati 10 mijë euro i harxhoi vetëm ministri Çeku

02/01/2024 - 21:36
në Ekonomi, Lajme
A A
MKRS-ja 28 mijë euro shpenzime nëpër udhëtime, gati 10 mijë euro i harxhoi vetëm ministri Çeku
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Stafi i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka harxhuar 28,307 euro për vizita jashtë vendit përgjatë periudhës janar-tetor të vitit 2023. Shpenzime të mëdha kësaj ministrie për udhëtime jashtë vendit i solli ministri i dikasterit, Hajrulla Çeku, bashkë me zëvendësministren Daulina Osmani. Vetëm Çeku vetë i harxhoi 10 mijë euro jashtë vendit, ndërkaq Osmani harxhoi afro katër mijë euro. Në këto shpenzime përfshihen ato të akomodimit, biletave dhe meditjeve jashtë vendit. Po ashtu, përfshihen edhe drekat e darkat.

MKRS i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Insajderit për qasje në shpenzime, pasi mediumi dërgoi ankesë në Agjencinë për Informim dhe Privatësi pas kalimit të afatit ligjor, siç e parasheh Ligji për Qasje në Dokumente Publike.

Shpenzimet janë të datës nga janari deri në tetor të vitit 2023, ndërkaq në to përfshihen ministri, zëvendësministrat, këshilltarët dhe kabineti i ministrit.

Ministri Çeku në këtë periudhë ka shpenzuar në total 3,191.30 euro në dreka dhe darka, me mysafirët e pritur në takime.

Shpenzime nga buxheti i MKRS-së në dreka dhe darka kanë pasur edhe zëvendësministrat. Daulina Osmani për periudhën e lartcekur ka harxhuar 811.70 euro në zyren e zëvendësministres, me mysafirët që ka pritur në takime. Ndërkaq, Sylejman Elshani, po ashtu zëvendësministër, ka të shpenzuara 803.10 euro.

Harxhime gati sa zëvendësministrat ka edhe një këshilltare e ministrit. Zana Fetiu ka shpenzuar 713.60 euro për dreka dhe darka që nga janari deri në tetor të 2023-ës.

MKRS-ja ka dhënë detaje edhe se ku dhe me kë i kanë harxhuar paratë e shtetit për dreka dhe darka. Kabineti i ministrit më 17 shkurt të këtij viti kanë shpenzuar 194.60 euro duke shtruar drekë për 10 persona, bashkë me futbollisten me famë botërore Kosovare Asllani.

Kabineti i MKRS-së shpenzime të mëdha kanë bërë për dy ditë në Hotel Magra Austria, ku në një punëtori dy ditore gjashtë persona kanë harxhuar 450 euro në dreka dhe darka. Qëndrimi i tyre ka qenë në kuadër të një punëtorie për koncept-dokumentin e Sportit në draftin e Strategjisë për Sport.

“Me datat 14,15 dhe 16.08.2023 në Restaurant Vila Germia është mbajtur punetoria 3 ditore per Rregulloren e brendshme per Kulture, Trashegimi Kulturore, Sport dhe Rini.. Shpenzimet e kësaj punetorie janë në shumën 351.80 €”, thuhet në sqarimet e Ministrisë dhënë Insajderit.

Akomodimi, biletat, meditjet e MKRS-së-

Ndër shpenzimet më të mëdha në akomodime përgjatë dhjetë muajve të 2023-ës në MKRS, çuditërisht, i ka një këshilltare e ministrit. Nora Arapi Krasniqi, i ka harxhuar 2,168 euro vetëm për akomodime. Ndërkaq, vetë ministri Çeku i ka harxhuar 1,586 euro.

Në anën tjetër, ‘rekordmene’ e shpenzimeve për akomodim përgjatë udhëtimeve jashtë vendit është Daulina Osmani. Përkundër se numri dy i MKRS-së ka paguar dy herë për akomodime, ajo siç duket ka zgjedhur ambiente luksoze për të qëndruar. Për akomodim në datat 17-23 të qershorit të këtij viti, përgjatë qëndrimit në Berlin të Gjermanisë dhe Krakow të Polonisë ajo ka paguar me para të shtetit 976.50 euro. Ndërkaq, akomodimi përgjatë një qëndrimi pesë ditor në Heraklion të Greqisë në tetor të 2023-ës, Daulina Osmanit i ka kushtuar 1,280 euro.

Me aeroplan dukshëm më shumë ka udhëtuar ministri Çeku sesa pjesa tjetër e ministrisë së Kulturës. Sipas shpenzimeve që ka në dispozicion Insajderi, Çeku i ka shpenzuar 4,196.93 euro në bileta të aeroplanit.

Shpenzimet e biletave përfshijnë vizitat e ministrit Çeku në Gjenevë për takim me zyrtarë të UEFA-s dhe FIFA-s, udhëtime për në Bruksel dhe udhëtime zyrtare.

“Shpenzimet per aviobileta per udhetimin zyrtar ne Vjene datat e udhetimit 12-13.01.2023, shuma 573.87 €. Shpenzimet per aviobileta per udhetimin zyrtar ne Gjeneve datat e udhetimit 16-19.01.2023, takim me zyrtar te UEFA DHE FIFA-s, shuma 540.69 €. Shpenzimet per aviobileta per udhetimin zyrtar ne Turqi datat e udhetimit 03-04.02.2023, shuma 324.82 €. Shpenzimet per aviobileta per udhetimin zyrtar ne Lisbone datat e udhetimit 19-21.03.2023, shuma 1,173.94 €. Shpenzimet per aviobileta per udhetimin zyrtar ne Bruksel datat e udhetimit 03-04.04.2023, shuma 514.92 €. Shpenzimet per aviobileta per udhetimin zyrtar ne Venecia datat e udhetimit 19-20.05.2023, shuma 228.68 €. Shpenzimet per aviobileta per udhetimin zyrtar ne Palermo datat e udhetimit 28-30.05.2023, shuma 385.72 €. Shpenzimet per aviobileta për udhëtimin zyrtar në Heraklion datat e udhëtimit 07-09.09.2023, shuma 454.29 €”, thuhet në sqarimet e MKRS-së për biletat e blera për udhëtim.

Keq s’ia ka lënë as zëvendësministrja e MKRS-së. Daulina Osmani ka të shpenzuara 1,800.14 euro në bileta për udhëtim me aeroplan. Osmanit vetëm bileta për një vizitë zyrtare në Kongo i ka kushtuar 1,266 euro.

Këshilltarja që ua ka parë “hairin” më së shumti udhëtimeve është Rozafa Imami. Ajo është paguar 556 euro për mëditje përgjatë udhëtimeve jashtë vendit përbrenda 10 muajve të 2023-ës, gati sa zëvendësministrja. Ndërkaq, ministri i MKRS-së, Hajrulla Çeku, ka më së shumti mëditje të paguara. Për dhjetë muaj, ai ka marrë 948 euro mëditje përgjatë udhëtimeve jashtë vendit.

JU REKOMANDOJMË

Profil: Lumturije Vuçetaj, gruaja e vetme kryeprokurore në Kosovë, po lufton me sukses krimin në Dukagjin

Profil: Lumturije Vuçetaj, gruaja e vetme kryeprokurore në Kosovë, po lufton me sukses krimin në Dukagjin
23/03/2026 - 10:05

Është grua por kjo nuk e ndalon që t’i thotë STOP krimit në rajonin e Dukagjinit. Lumturije Vuçetaj pozitën si kryeprokurore e mori në janar të 2025-ës dhe...

Më shumëDetails

I gjeneruan reklamë me AI, shpërthen Shkurte Fejza: Zoti i vraftë!

I gjeneruan reklamë me AI, shpërthen Shkurte Fejza: Zoti i vraftë!
23/03/2026 - 10:04

Këngëtarja e njohur, Shkurte Fejza ka bërë një reagim të ashpër publik, lidhur me një reklamë të gjeneruar me inteligjencë artificiale, por që u bë me fytyrë të...

Më shumëDetails

Papa i kërkon Donald Trumpit t’i japë fund luftës

Papa i kërkon Donald Trumpit t’i japë fund luftës
23/03/2026 - 09:37

Papa Leoni XIV shprehu këtë të dielë shqetësim të thellë për luftën e vazhdueshme në mbarë botën. Kreu i Kishës Katolike përsëriti thirrjen për armëpushim të menjëhershëm, ndërsa...

Më shumëDetails

Invalidi i luftës së UÇK-së dhuron veshkën për bashkëshorten, ndërhyrja pritet të kryhet në Turqi

Invalidi i luftës së UÇK-së dhuron veshkën për bashkëshorten, ndërhyrja pritet të kryhet në Turqi
23/03/2026 - 09:21

Invalidi i luftës së UÇK-së, Shaban Haliti, ka vendosur që t’ia dhurojë një veshkë bashkëshortes së tij, në një ndërhyrje kirurgjikale që pritet të realizohet në spitalin Medica...

Më shumëDetails

E rëndë: Vdes 68-vjeçarja që u plagos mbrëmë në Podujevë

Intervenon FIT në Majac, 70-vjeçarja gjendet e plagosur rëndë në kokë – dyshohet se u qëllua nga vajza e kunatit
23/03/2026 - 09:00

Ka vdekur 68-vjeçarja e cila u plagos mbrëmë nga vajza e kunatit në Majac të Podujevës. Kështu bëjnë të ditur burime pranë familjes së viktimës për Klan Kosova....

Më shumëDetails

Rriten çmimet e biletave për linjën Kosovë-Austri

Rriten çmimet e biletave për linjën Kosovë-Austri
23/03/2026 - 08:52

Udhëtarët që shfrytëzojnë linjën Kosovë-Austri do të përballen me rritje të çmimeve të biletave, si pasojë e shtimit të kostove të operimit. Sipas një njoftimi zyrtar nga operatorët...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

    Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

    650 Shpërndaje
    Shpërndaje 260 Tweet 163
  • Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, Ardita dhe Ilazi dyshohet se ishin në lidhje

    201 Shpërndaje
    Shpërndaje 80 Tweet 50
  • Skandali i “Rene Clinic”: Injektonin Botox dhe fillerë ilegalisht – klinika e Jeta Rukiqi Krasniqit operonte edhe me personel të palicencuar

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Ky është i vrari në Majac të Podujevës (Emri)

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • U kap nga policia dhe inspektorët duke injektuar botox dhe fillerë ilegalisht – Klinika “Revita” e Besa Berishës sfidon shtetin, vazhdon punën edhe pse ka ndalesë aktive

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë