UFC do të shkruajë histori në muajin qershor, duke organizuar për herë të parë një event zyrtar të MMA-s në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington, organizim ky për ditëlindjen e 80-të të Presidentit të ShBA-së, Donald Trump.
Sipas drejtuesve të organizatës, eventi do të zhvillohet me 14 qershor, në ambient të hapur dhe do të përfshijë 6 deri në 7 ndeshje.
Ngjarja pritet të ndiqet nga rreth 3,000 deri në 4,000 spektatorë të pranishëm në vend, për shkak të masave të rrepta të sigurisë dhe hapësirës së kufizuar. Për fansat e tjerë do të ketë transmetim televiziv dhe zona të posaçme shikimi jashtë perimetrit.
Ky event konsiderohet si një nga më të veçantët në historinë e UFC-s dhe të sportit të MMA-s, ndërsa emrat e luftëtarëve që do të marrin pjesë pritet të bëhen publik në javët në vijim.
Disa nga emrat e njohur të cilët kanë shfaqur interesim për të marr pjesë në këtë event janë: Conor McGregor, Jon Jones dhe Benoît Saint-Denis./IndeksOnline/













