Kryetar i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka komentuar aksionin e sotëm simbolik të zyrët PDK-së dhe LDK-së.
Duke i kritikuar liderët e këtyre dy partive, ai ka “anëtarësuar” Hamzën dhe Abidxhikin në VV-së.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se Kosova ka nevojë për demokraci të vërtetë.
“Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku janë dy anëtarët më të rinjë të Vetëvendosjes. Në njërën anë Kurti autoritar, në tjetrën një opozitë që veç sipërfaqësisht mund të konsiderohet e tillë. Kosova ka nevojë për demokraci të vërtetë jo simulim të saj”, ka shkruar ai.












