Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Molliqaj për fjalët e Kurtit për diasporën: Rrehja shpinën, kapja votën

10/11/2024 - 17:37
në Kryesore, Lajme
A A
Molliqaj për fjalët e Kurtit për diasporën: Rrehja shpinën, kapja votën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti nëpër tubimet zgjedhore jashtë Kosovës, tek mërgata.

Molliqaj, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka përshkruar diskursin e Kurtit me diasporën me shprehjen “rrehja shpinën, kapja votën”, shkruan Insajderi.

“Gjithçka që kemi vjen prej diasporës. Diaspora është edhe masa edhe maza, edhe sasia edhe cilësia. Përgjigjen e kundërt, tipike për elitat e mbetura pa pushtet e kemi në Kosovë. Me një cinizëm përçmues, ajo na thotë se diaspora është një tufë injorantësh – gërrnaqa. Asnjëra s’është e vërtetë, diaspora nuk është as popull i zgjedhur, as llum. Njëjtë si këtu, aty ka edhe injorancë dhe mendje të holla; ka punëtorë të mirë, siç ka edhe parazitë.

Një diskutim i vërtetë me diasporën është i nevojshëm. Ajo është shumë e rëndësishme për ta lënë të instrumentalizuar kështu”, ka deklaruar Molliqaj.

Kurti përgjatë ditës ekzaltoi mërgatën përmes lavdatave. Ai i quajti ata më patriotët e më punëtorët në mesin e shqiptarëve. Ua citoi edhe figurën e madhe shqiptare, Faik Konicën.

“Më lejoni ta filloj me një thënie të Faik Konicës nga fillimi i shekullit të kaluar. Pra, ky shkrimtar e gazetar, diplomat e intelektual e kritik letrar i mirënjohur i kombit tonë shkruante se: Të gjitha ndryshimet politike kanë pasur përherë dy faktorë: Emigrantët dhe një elitë e vogël e lindur brenda vendit. Ky është kombinimi fitues për shtetin tonë, për kombin tonë”, deklaroi Kurti.

“Jo vetëm patriotët më të devotshëm, jo vetëm punëtorët më të mëdhenj, por sot edhe studentët më të shkëlqyeshëm i kemi në diasporën tonë.

Kur themi që ne atje jemi brenda e ju jeni jashtë, nuk jemi tamam të sigurt për këtë. Meqenëse, nëse i ke patriotët më të mëdhenj, punëtorët më të devotshëm dhe mendjet më të ndritura jashtë, pra edhe zemra edhe muskujt edhe truri atëherë njëmend lind pyetja se kush është jashtë e kush është brenda. Ndoshta ne që jemi atje brenda jemi më jashtë, e ju që jeni jashtë jeni më brenda se ne atje”, deklaroi pos tjerash shefi i Qeverisë. /Insajderi.org/

JU REKOMANDOJMË

Pasivizimi i adresave të shqiptarëve, PE-ja ‘e qorton’ Serbinë
Kryesore

Pasivizimi i adresave të shqiptarëve, PE-ja ‘e qorton’ Serbinë

18/05/2025 - 01:13
“Albin Serbia, argat i armikut”-Haradinaj e pranon se gjuha ndaj Kurtit i ka penalizuar në zgjedhje
Kryesore

“Albin Serbia, argat i armikut”-Haradinaj e pranon se gjuha ndaj Kurtit i ka penalizuar në zgjedhje

18/05/2025 - 00:15
Presidentja Osmani u bën thirrje shqiptarëve të votojnë për Shqipërinë në Eurovizion: Fitore për Zjerm
Lajme

Presidentja Osmani u bën thirrje shqiptarëve të votojnë për Shqipërinë në Eurovizion: Fitore për Zjerm

17/05/2025 - 21:31
Partneriteti Kosovë-Francë diskutohet mes Osmanit dhe Macronit
Lajme

Partneriteti Kosovë-Francë diskutohet mes Osmanit dhe Macronit

17/05/2025 - 21:01
Osmani takohet me Erdoganin, e quan “mik të palëkundur” të Kosovës
Kryesore

Osmani takohet me Erdoganin, e quan “mik të palëkundur” të Kosovës

17/05/2025 - 20:41
Ngërçi në Kuvend, Terras: Për të arritur qëllimet afatgjata politike, duhet të bëni kompromise
Kryesore

Ngërçi në Kuvend, Terras: Për të arritur qëllimet afatgjata politike, duhet të bëni kompromise

17/05/2025 - 20:30

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kompanive “DELFIN” dhe “Mediteran – N” iu zbuluan 66 tonë mish peshku të infektuar me krimba, AUV-i i Ministrisë së Pecit mbajti të fshehur skandalin (Dokument)

    Kompanive “DELFIN” dhe “Mediteran – N” iu zbuluan 66 tonë mish peshku të infektuar me krimba, AUV-i i Ministrisë së Pecit mbajti të fshehur skandalin (Dokument)

    161 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Pamje me video: Momenti kur Albulena Haxhiu hyn në sallë dhe nuk përshëndetet me Albin Kurtin

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • AUV i Ministrisë së Faton Pecit mbajti të fshehur emrin “MC FOOD” që solli 21 tonë mish peshku me krimba – kompanisë që trafikoi edhe 400 kg kokainë (Dokument)

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Bllokada në Kuvend, Kraki: Këtë javë do të lëvizë diçka, Kurti po …

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Spahiu arsyetohet për takimin me Gjuriqin, thotë se ftesa i erdhi nga ministri serb

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë