Reperi i njohur shqiptar, Rigels Rajku, i njohur si Noizy, është liruar nga paraburgimi, pas një vendimi të marrë nga Gjykata e Durrësit.
Menjëherë pasi u lirua nga burgu, kanë dal videot e para të reperit Noizy.
Ai para burgut u prit nga shumë miq të tij ku shihej i lumtur teksa futej në veturë.
Kujtojmë se ky vendim erdhi si pasojë e shqyrtimit të rastit të tij, pas një incidenti që kishte ndodhur në një diskotekë në Pejë, për të cilin Noizy ishte arrestuar dhe mbajtur në paraburgim.