Këtu e identifikon ‘momentin e së vërtetës’ Dardan Sejdiu në raport me Albin Kurtin, që eventualisht edhe do të jetësohej në skizmën e madhe të partisë që pasoi më 2018’ën,
Në një intervistë në ‘Rubikon’ te Adriatik Kelmendi, Sejdiu iu kthye gjenealogjikisht ngjarjeve prej FER-it më vete, te shkrirja me Vetëvendosjen e deri te ndarja e madhe.
Ballotazhin për Prishtinën më 2017, Sejdiu e jep si ngjarjen ku ai vet e ka kristalizuar humbjen e besimin ndaj Albin Kurtit, me atë që thotë ky i fundit metodikisht është angazhuar kundër Shpend Ahmetit në garën për Prishtinë.
Shpjegimi i Sejdiut:
Unë për vete, kur e kam pa në balotazh të vitit 2017, që te Shpendi (Ahmeti) ka një angazhim serioz për m’e dështu Shpendi, ka qenë momenti kur unë kam vendos mos m’e u marrë më me Vetëvendosjen, në idenë e besimit; dhe m’e ballafaqu Albinin dhe ekipën rreth tij për këtë lloj metode. Sepse kjo është metodë politike e frikësimit.
Shembull në ditën e zgjedhjeve në ballotazh, në ora 5 – unë kam qef shef shtabi. Në ora 5, që është dy orëshi i fundit, krejt qendrat e votimit në pikat më të nxehta të Prishtinës zbrazen prej aktivistave. Nuk është kurrëkush.
Gjatë ballotazhit aktivistat në sondazhe online votonin për kundërkandidatin – t’u i rrit pritjet për kundërkandidatin. E sheh në mënytrn se si angazhohen në aktivitet. Veç mungojshin. E thirr në telefon ‘ku je?’, të thotë ‘erdha me hangër drekë’ a dikush prej Prizrenit të lajmëron që në Prizren e ka para gjysmë ore. Bashkë me ekipin që ish dasht m’e kanë në Kodër të Trimave (në Prishtinë).
Ka pas sobatim sistematik të Shpendit. Me idenë që nëse fitohet në Prizren me Mytaherin (Haskukën) i bie që Albini (Kurti) i ka fitu zgjedhjet dhe kurrë s’ka fitu Shpendi.
Përtej kësaj që, në momentin që unë e kam kuptu që jemi t’u fol për një metodë pune e cila është te nënshtrimi, për mua ka qenë kapaku.