Këngëtarja dhe modelja e njohur, Morena Taraku ka publikuar një fotografi nga spitali, ku shihet me një me një fashë në zonën e barkut.
Morena përmes kësaj fotografie tha se gjatë këtyre muajve ka kaluar ulje e ngritje dhe se babai i saj është përballur me problemet shëndetësore.
Ajo gjithashtu dha edhe një mesazh, duke thënë që të jetohet jeta pa stres dhe pa zemërim, përcjell Klankosova.tv.
“Kam kaluar shumë gjatë këtyre muajve ulje e ngritje, me probleme shëndetësore të babait tim, stres dhe momente të gëzueshme”.
“Por, kam vetëm një kërkesë: Ju lutem jetoni jetën tuaj pa stres dhe pa zemërim. Jeta është e bukur, dhe nuk duhet të marrim asnjë moment të vetëm si të mirëqenë”.
“Kaloni jetën tuaj me njerëz që ju duan dhe me të cilët ju doni – kjo është e vërteta e lumturisë në jetë. Faleminderit për mesazhet dhe dashurinë tuaj. Shumë dashuri për të gjithë ju”, ka shkruar tutje Morena.