Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Eman Rrahmani, është përplasur me nënkryetarin e Kuvendit Ardian Gola.
Kjo pasi Gola i ka ndërhyrë deputetit Eman Rrahmani gjatë fjalës së tij.
Rrahmani ka kërkuar nga Gola që të mos ia ndërpret dhe të mos i ndërhyjë, duke thënë se është fakt i pamohueshëm që LVV dhe Lista Serbe janë duke munguar në sallë.
“E di që je tu e kry ni detyrë si ajo e financimit të ekspozitës në shesh dhe librit për të shpërndarë në ambasadë. Mungesa sot, kur jemi tu diskutu për çmimet, për inflacionin, për jetën e qytetarëve, është mungesë e LVV-së dhe Listës Srpska.”
Gola iu përgjigj: S’ka të bëj me këtë.
Ndërsa Rrahmani i tha që të mos ndërhyj dhe Gola ia ndali fjalën.














