Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Mos qaj për ditët që të kanë mbetur”, rrëfimi i dhimbshëm i Yllkës në luftën me kancerin

30/12/2021 - 09:42
në Kryesore, Lajme
A A
“Mos qaj për ditët që të kanë mbetur”, rrëfimi i dhimbshëm i Yllkës në luftën me kancerin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kur përmendet kanceri, të gjithëve iu rrëqethet trupi, pasi gjëja e parë që mund t’iu shkojë në mendje, është vdekja.

Me këtë sëmundje përballen miliona njerëz në gjithë botën, gra e burra, shumë prej të cilëve kanë arritur ta luftojnë.

Me të njëjtën, po përballet edhe Yllka Rama-Mata, gruaja nga Shqipëria, nënë e tre fëmijëve, e cila tash e një kohë të gjatë jeton në Itali me familje. Ajo tashmë është mësuar të jetojë me kancerin, pasi gjithçka që do, janë fëmijët, bashkëshorti dhe vetë jeta e saj.

Yllka ka treguar historinë e saj rrëqethëse dhe shumë të dhimbshme, të cilën shumë gra kanë ‘frikë’ ta zbulojnë. 49 vjeçarja rrëfeu për Klankosova.tv në detaje se si e kuptoi se brenda trupit të saj po rritej një tumor.

May be an image of 1 person

“Ishte shkurti i vitit 2020, pak ditë pasi kisha festuar ditëlindjen time të 48-të. Kisha disa muaj që ndjeja dhimbje në stomak dhe në shpatulla. Dhimbje që shtoheshin nga dita në ditë, kështu që vendosa të bëj një ekografi abdominale, ku u konstatua një masë 4 centimetra në pankreas. Më kishte shkuar nëpër mend se mund të kisha kancer, por jo në pankreas. Nuk doja ta besoja, i thash mjekut shikoje mirë se nuk ka mundësi, por çdo gjë ishte e qartë”, tha Rama-Mata.

Ajo thotë se gjëja e parë që i shkoi në mendje ishte se si do t’ua kumtonte lajmin fëmijëve dhe nënës së saj e cila poashtu po përballej me të njëjtën sëmundje.

“Gjëja e parë që më shkoj në mendje? Në pak sekonda, më ra tavani mbi kokë thuhet nga anët tona, si do ia bëj tani i thash vetes? Si do ua them fëmijëve? Si do ia them nënës time që mezi priste të shkoja në shtëpi., si mund t’i thosha që kisha kancer kur ajo kishte tre vjet që po luftonte me të njëjtën sëmundje? Fillova vizitat, kontrollet, skaner e biopsi, me shpresën se mund të operohesha, por kanceri kishte prekur edhe mëlçinë. Kështu nisa luftën kundër kësaj sëmundjeje që jeton brenda meje që bazohet në kemioterapinë sistemime të përhershme. Unë duhet të bashkëjetoja me tumorin dhe kemioterapinë, kështu vazhdoj të jetoj deri më sot”, tha Yllka.

Mes tjerash, Rama-Mata tregoi për Klankosova.tv, se edhe pse nuk është mirë fizikisht, vazhdon të ecë përpara për familjen e saj, për të cilën ajo thotë, se është motivi dhe forca e saj.

“Nuk është se jam mirë fizikisht, por nuk më intereson, është e rëndësishme që unë jetoj, vazhdoj të eci përpara për fëmijët e mi, ata janë forca ime, motivi i jetës time, dashuria më e madhe e jetës time. Natyrisht që edhe unë e kam vuajtur dhe nuk e kam pranuar menjëherë faktin që jam e sëmurë me kancer. Kam pasur probleme psikologjike, mund të them goxha të mëdha, për këto mund të flasë më mirë familja ime, sidomos bashkëshorti im. Më vonë e rregullova këtë problem me ndihmën e familjes natyrisht, të shoqërinë që më kanë qëndruar gjithmonë pranë. Fillova të dilja më shumë, të dëgjoj muzikë, muzika më relakson pa masë”.

Yllka – një heroinë që po lufton me sëmundjen e rëndë, grua optimiste dhe me shumë forcë, pati edhe një mesazh për gratë të cilat po përballen me të njëjtën sëmundje.

Ajo këshilloi të gjitha të mos qajnë duke menduar se sa ditë kanë mbetur, por bëri thirrje që të jetojnë të lumtura ditët që Zoti ua ka falur.

“Një mesazh për gratë që vuajnë nga kanceri? Një ditë të gjithë do të ikim nga kjo botë, se kur, askush nuk e di prandaj mos qaj duke menduar sa kohë të ka mbetur, por jeto e lumtur ditët që të ka falur Zoti”, tha ajo.

Në fund, 49 vjeçarja, pati një falënderim special për bashkëshortin dhe fëmijët e saj të cilët i kanë qëndruar dhe vazhdojnë t’i qëndrojnë pranë gjatë kësaj periudhe të vështirë.

“Dhe së fundmi një falënderim special për bashkëshortin dhe fëmijët e mi që më kanë qëndruar dhe vazhdojnë të më qëndrojnë pranë. I uroj nga zemra gëzuar festat dhe gëzofshim sa më shumë festa bashkë”, tha Yllka për Klankosova.tv.

No photo description available.

Kanceri njihet si rritje e pakontrolluar e qelizave qe prodhojnë 1 tumor ose neoplazmë. Qelizat e kancerizuara humbasin specializimin e indit qe i përkasin dhe nuk i përgjigjen mekanizmave te kontrollit qe normalisht e kufizojnë ndaljen e qelizave. Kanceri mund të kalojë nga forma primare e tumorit në formën sekondare të tij në një proces që ndryshe quhet “METASTAZ”. Fjala “tumor” rrjedh nga gjuha latine, TUMORE–ënjtje, fryrje. Prodhohet nga shumimi jonormal i qelizave përmes procesit te ndarjes mitotike te qelizave.

Sipas studimeve, faktoret kryesorë që mund të shkaktojnë kancerin, janë: Pirja e duhanit, stresi, mbipesha dhe obeziteti, ngrënia e pakët e perimeve dhe frutave, alkooli, llojet e sëmundjeve të transportueshme seksualisht (si AIDS dhe HPV), ndotja e ajrit në vendet e qytetëruara, tymi i shkaktuar nga djegia e lëndëve të ngurta dhe të tjera.

JU REKOMANDOJMË

Erdogan paralajmëron Izraelin: Po rrezikon ekzistencën…
Kryesore

Erdogan paralajmëron Izraelin: Po rrezikon ekzistencën…

16/06/2025 - 20:45
Analiza e Corriere della Sera/ Irani, kriza e trumpizmit dhe fantazma e naftës: A do të bëhet Rusia më e fortë? Dhe a e dinin sauditët?
Lajme

Analiza e Corriere della Sera/ Irani, kriza e trumpizmit dhe fantazma e naftës: A do të bëhet Rusia më e fortë? Dhe a e dinin sauditët?

16/06/2025 - 20:09
Babai i gruas së Arbnor Spahiut i drejtohet shtetit të Kosovës: Çohuni, mbroni bijtë tuaj
Kryesore

Babai i gruas së Arbnor Spahiut i drejtohet shtetit të Kosovës: Çohuni, mbroni bijtë tuaj

16/06/2025 - 19:51
Irani po përdor shkollat ​​si strehimore kundër bombave
Lajme

Irani po përdor shkollat ​​si strehimore kundër bombave

16/06/2025 - 19:33
Haziri: Kurti i sheh numra qytetarët e Kosovës
Lajme

Haziri: Deklarata e Trump, Kosova nuk guxon të jetë e papërgatitur

16/06/2025 - 19:22
Laura Fazliu e treta në botë, e fiton të bronztën
Kryesore

Laura Fazliu e treta në botë, e fiton të bronztën

16/06/2025 - 19:10

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • LAJMI I FUNDIT: Ky është personi që u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Tunel të Parë (Emri dhe mbiemri)

    LAJMI I FUNDIT: Ky është personi që u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Tunel të Parë (Emri dhe mbiemri)

    179 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • Izraeli bombardon televizionin shtetëror iranian gjatë transmetimit ‘live’

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Medi Premium” po ndërton “Penthouse” pa leje midis Mitrovicës, inspeksioni hesht (Foto/Dokument)

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Gjendet i riu që u raportua si i zhdukur në Mitrovicë – kishte marrë 4 mijë euro dhe ishte larguar pa gjurmë

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Pamje nga afër: Qytetari incizon momentin e sulmit me raketa të Iranit në Tel-Aviv

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë