Pjesë e garës së vallëzimit “Dancing With The Stars”, është edhe Sara Hoxha, partnerja e Ledri Vulës.
Së fundi, ajo ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në ‘Instagram’, shkruan lajmi.net.
Në mesin e shumë pyetjeve, ishte edhe ajo se çfarë i tha i dashuri i saj, Ledri, pas pjesëmarrjes së saj në këtë spektakël.
Sara zbuloi se reperi i ka kërkuar asaj të mos kthehet pa kupën.