Olivier Guerot, ambasadori i Francës, ka reaguar në lidhje me moscertifikimin e kandidatëve për deputetët të Listës Srpska, për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Përmes një shkrimi në “X”, Guerot e ka konsideruar këtë si një vendim zhgënjyes.
“Vendimi i marrë dje nga KQZ-ja në lidhje me kandidatët për zgjedhjet e ardhshme është zhgënjyes dhe i diskutueshëm.
Nuk po kontribuon në zgjedhje transparente dhe gjithëpërfshirëse”, ka deklaruar Guerot.













