Mot më i nxehtë po parashihet në ditët e fundjavës, të shtunën kryesisht me diell.
Orëve të mëngjesit përgjatë luginave të lumenjve, paraqiten kushte për mjegull apo mjegullinë. Temperaturat minimale zbresin në 12C e 15C, ndërsa maksimalet shkojnë deri në 28C e 30C.
Fryn erë e lehtë dhe mesatare nga jugu e juglindja, 2-6m/s.
Të dielën duke shkuar nga mbrëmja vranësirat shtohen, e kalimi i sistemit frontal sjell të reshura përgjatë mëngjesit të ditës së hënë, kur dhe temperaturat pësojnë rënie deri në 23C e 25C. Nga e hëna parashihet mot më stabil, kryesisht me kthjellime e diell. Maksimalet shënojnë rritje deri në 27C, ndërsa minimalet zbresin në 9C e 10C.
Të dielën fryn erë jugperëndimore mesatare 5-10m/s, ndërsa të hënën ndryshon drejtimin në verilindore e fryn me hove deri në 15m/s.