Shiu dhe stuhia e rrëmbyeshme, të cilat u theksuan që nga orët e mëngjesit në Stamboll, shkaktuan ndërprerje në trafikun ajror.
Një aeroplan që po zbriste në aeroportin Sabiha Gökçen, e ndërpreu uljen për shkak të kushteve të pafavorshme të motit.
Mediat e atjeshme raportojnë se erërat frynin me një shpejtësi prej 100 kilometra në orë, duke krijuar kaos është në trafikun rrugor.
Për shkak të erërave të forta dhe shiut, pati ndërprerje në transport në disa zona, dhe momente të vështira u përjetuan edhe në trafikun ajror.
Aeroplani, i cili qëndroi pezull mbi pistë për një kohë, përjetoi momente të vështira.
Momentet e vështira që përjetoi aeroplani gjatë uljes u regjistruan nga një qytetar. Pamjet përfshijnë momentet kur aeroplani iu afrua pistës dhe më pas u ngjit përsëri, duke braktisur misionin e uljes.













