Këngëtari dhe humanisti nga Ferizaj, Labinot Tahiri, ka shpërndarë një fotografi të një punëtori të KEK-ut, i cili shihet duke kryer punë të rënda dhe ka ofruar publikisht një shpërblim prej 1000 eurosh si dhe një drekë në restorantin e tij.
Mozzik ka bërë një reagim, që nuk dihet nëse është në drejtim të këngëtarit Labinot Tahiri, por që flet për bamirësi në heshtje.
“Bëje të mirën dhe gjuaje në det – jo për t’u kthyer, por se ashtu ta thotë zemra.
Sepse e mira s’është peshk që e hedh për ta zënë prapë, por bekim që e lëshon pa pritur duartrokitje. Kush e reklamon të mirën, s’e ka bërë për hir të saj – por për veten, për lavdinë, për pëlqimet.
E vërteta e bamirësisë është heshtja, jo ‘story’-t”“, thuhet në reagimin e Mozzikut në ‘Instagram’.