Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

MPB del me njoftim të ri për xhamat e zi

03/04/2026 - 18:49
në Lajme
A A
MPB del me njoftim të ri për xhamat e zi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministria e Punëve të Brendshme, ka dal me njoftim rreth xhamave të zi.

Në njoftim thuhet se kjo lejohet vetëm për ato të prodhuara si të tilla nga prodhuesi, dhe se, vendosja e letrës së errët ngjitëse për hijezim të xhamave është e ndaluar.

Tutje, MPB thekson se çdo interpretim apo praktikë që bie në kundërshtim me këto dispozita nuk ka bazë ligjore dhe cenon zbatimin e njëtrajtshëm të legjislacionit.

‘’ Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje qytetarëve dhe të gjitha institucioneve që të respektojnë dhe zbatojnë dispozitat ligjore në fuqi dhe të mos bien pre e keqinformimeve lidhur me këtë çështje. Çdo shkelje e këtyre dispozitave do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi’’, thuhet në reagim mes tjerash.

Njoftimi:

Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin publik se përdorimi i xhamave të errët në automjete është i rregulluar qartë me Ligjin Nr. 05/L-132 për Automjete dhe me Udhëzimin Administrativ (MPB) Nr. 12/2024 për Plotësimin dhe Ndryshimin e Udhëzimit Administrativ (MPB) Nr. 04/2023 për Regjistrimin e Mjeteve, konkretisht me nenin 7 të këtij udhëzimi.

Në përputhje me legjislacionin në fuqi, lejohet përdorimi i xhamave të errët vetëm për automjetet që janë të prodhuara si të tilla nga prodhuesi. Vendosja e letrës së errët ngjitëse për hijezim të xhamave është e ndaluar, përveç rasteve të jashtëzakonshme që lejohen vetëm me vendim të Ministrit të Punëve të Brendshme, pas paraqitjes së kërkeses së arsyetuar dhe dokumentacionit mbështetës.

Për të sqaruar këtë çështje, Departamenti Ligjor i Ministrisë së Punëve të Brendshme, më datë 24.02.2026, ka dërguar edhe opinion ligjor, përmes të cilit është sqaruar se përdorimi i xhamave të errët rregullohet ekskluzivisht nga dispozitat e Udhëzimit Administrativ Nr. 12/2024, dhe se keto dispozita janë të qarta dhe detyruese për zbatim.

Ministria e Punëve të Brendshme thekson se çdo interpretim apo praktikë që bie në kundërshtim me këto dispozita nuk ka bazë ligjore dhe cenon zbatimin e njëtrajtshëm të legjislacionit.

Këto rregulla janë vendosur me qëllim të rritjes së sigurisë në trafik, lehtësimit të kontrollit nga organet e rendit dhe parandalimit të aktiviteteve të paligjshme.

Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje qytetarëve dhe të gjitha institucioneve që të respektojnë dhe zbatojnë dispozitat ligjore në fuqi dhe të mos bien pre e keqinformimeve lidhur me këtë çështje. Çdo shkelje e këtyre dispozitave do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.

JU REKOMANDOJMË

Kurti kthehet në Kuvend: Shteti i humb 10 milionë euro në muaj nëse e ulim akcizën

“Ose Kurti 2.5 deri në dhjetor ose Konjufca 1 deri në prill”, Kurti thotë se s’është mençuri të bëhen dy palë zgjedhje
03/04/2026 - 19:47

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është rikthyer në Kuvend, ndonëse nuk ishin të pranishëm as ai, kabineti e as partia e tij, nga fillimi i seancës që po...

Më shumëDetails

“E lëshon një grusht miza edhe ik”- Musliu ironizon me Kurtin në Kuvend!

Musliu akuzon deputetet e VV-së për bullizim ndaj Paris Gurit: Qasja e tyre është e papranueshme
03/04/2026 - 19:43

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, e ka cilësuar kryeministrin Albin Kurti si ‘’frikacak’’, dhe ironizoi me deklaratën e tij që më herët kërkoi mirënjohje nga...

Më shumëDetails

Rritja e çmimeve, Kusari Lila: ‘S’po fshihemi pas përgjegjësive’

Rritja e çmimeve, Kusari Lila: ‘S’po fshihemi pas përgjegjësive’
03/04/2026 - 19:41

Rritja e çmimeve, Kusari Lila: ‘S’po fshihemi pas përgjegjësive’Share Button Gazeta Blic Ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar gjatë seancës së jashtëzakonshme se Qeveria nuk po fshihet...

Më shumëDetails

Kurti e lidh heqjen e TVSH’së dhe akcizës me fitimin e zgjedhjeve: Nuk e kam bërë asnjërën e kam fitu veç ma shumë

Kurti e lidh heqjen e TVSH’së dhe akcizës me fitimin e zgjedhjeve: Nuk e kam bërë asnjërën e kam fitu veç ma shumë
03/04/2026 - 19:34

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk është hera e parë që i kërkohet heqja e TVSH-së apo akcizës, pas rritjes së çmimit të naftës. Megjithatë,...

Më shumëDetails

Gjykata shpallë të kundërligjshëm vendimin për zgjedhjen e Rektorit në Universitetin “Isa Boletini” (Dokument)

Gjykata shpallë të kundërligjshëm vendimin për zgjedhjen e Rektorit në Universitetin “Isa Boletini” (Dokument)
03/04/2026 - 19:10

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka nxjerrë një aktgjykim, përmes të cilit ka aprovuar kërkesëpadinë dhe ka anuluar si të kundërligjshëm vendimin e Këshillit Drejtues për zgjedhjen e Nurten...

Më shumëDetails

Sveçla i drejtohet diasporës për punën e shtetësisë: Pasi të miratohet Ligji, e rifitoni falas me vetëm një dokument

Sveçla konfirmon arrestimin e zyrtarit polior për spiunazh, falënderon edhe Prokurorinë
03/04/2026 - 18:18

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shkruar sot në profilin e tij pas kalimit në Qeveri të Projektligjit për Shtetësinë, duke thënë se i njëjti sjell...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Vrasës, hajn”: Daut Haradinaj ia publikon emrin mërgimtarit që përdori gjuhë të tmerrshme në komente

    “Vrasës, hajn”: Daut Haradinaj ia publikon emrin mërgimtarit që përdori gjuhë të tmerrshme në komente

    170 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 43
  • Ky është komenti i qytetarit që ofendoi rëndë Ramush Haradinajn, për të cilin Daut Haradinaj paralajmëroi padi

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Nis lëshimi i vërtetimeve për xhamat e errësuar në automjete: Ja sa kushton procedura

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Manipulimi i pastër me çmimin e naftës, ja si IP Petrol i saboton inspektorët

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Konfirmohen zyrtarisht vjedhjet e KEDS-it, MINTI: Njehsorët kanë qenë me afat të skaduar, ekzistojnë devijime 10–11 orësh krahasuar me kohën reale

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë