Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

MPJ e Shqipërisë i reagon ashpër Serbisë për pretendimet se në Kosovë ka “spastrim etnik të serbëve”: I hedhim poshtë me forcë

07/10/2025 - 11:42
në Lajme
A A
MPJ e Shqipërisë i reagon ashpër Serbisë për pretendimet se në Kosovë ka “spastrim etnik të serbëve”: I hedhim poshtë me forcë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë i ka reaguar ashpër Ministrisë së Jashtme të Serbisë e cila ka vazhduar me pretendimet e saj se në Kosovë po ndodh “spastrim etnik i serbëve”.

MPJ e Shqipërisë tha se i hedh poshtë me forcë e vendosmëri këto pretendime të Serbisë dhe i kujtoi asaj ngjarjet tragjike të vitit 1999 ku ndodhi spastrimi etnik i shqiptarëve të Kosovës.

Ministria tha se është për keqardhje që Serbia vazhdon e  mbështetet “ende mbi një Raport tashmë të diskredituar të Dik Martit”.

“Këto të pavërteta, të njohura ndërkombëtarisht si përpjekje për të njollosur imazhin e Shqipërisë dhe të Kosovës, nuk mund të përdoren më për t’iu shmangur përgjegjësisë së historisë. Historia nuk rishkruhet me retorikë, ajo mbahet mend me përgjegjësi. Në këtë kontekst, çdo përpjekje për të përmbysur të vërtetën dhe për të ndërruar rolet e viktimës me të agresorit është e papranueshme dhe bie ndesh me çdo frymë të paqes e pajtimit që rajoni ynë kërkon e meriton”.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë tha se rajoni i Ballkanit Perëndimor ka nevojë për pajtim, respekt të ndërsjellë dhe bashkëpunim të sinqertë në frymën e fqinjësisë së mirë, jo për rikthim tek gjuha e akuzave e viktimizimit.

Deklarata e plotë:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë shpreh keqardhjen e thellë për deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Republikës së Serbisë, të datës 4 tetor 2025, e cila përpiqet të rikthejë hijet e së shkuarës mbi një rajon që po përpiqet të ecë drejt së ardhmes. Në këtë deklaratë ngrihet një seri akuzash dhe pretendimesh të pabaza, të cilat Shqipëria i hedh poshtë me forcë dhe vendosmëri.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë e gjen me vend t’i kujtojë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë disa të vërteta historike, që lidhen me shkaktarët e vërtetë të ngjarjeve tragjike të vitit 1999, ngjarje që sollën vrasje, spastrime etnike dhe dëbimin me forcë të rreth një milion shqiptarëve të Kosovës nga shtëpitë e tyre.

Është për të ardhur keq që deklarata e Ministrisë së Jashtme të Serbisë mbështetet ende mbi një Raport tashmë të diskredituar të Dik Martit, kur faktet e hetuara nga autoritetet vendase dhe ndërkombëtare kanë dëshmuar qartë se pretendimet e ngritura aty janë një fabrikim i pastër, pa asnjë provë faktike.

Këto të pavërteta, të njohura ndërkombëtarisht si përpjekje për të njollosur imazhin e Shqipërisë dhe të Kosovës, nuk mund të përdoren më për t’iu shmangur përgjegjësisë së historisë. Historia nuk rishkruhet me retorikë, ajo mbahet mend me përgjegjësi.

Në këtë kontekst, çdo përpjekje për të përmbysur të vërtetën dhe për të ndërruar rolet e viktimës me të agresorit është e papranueshme dhe bie ndesh me çdo frymë të paqes e pajtimit që rajoni ynë kërkon e meriton.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë shpreh bindjen e thellë se rajoni ynë ka nevojë për pajtim, respekt të ndërsjellë dhe bashkëpunim të sinqertë në frymën e fqinjësisë së mirë, jo për rikthim tek gjuha e akuzave e viktimizimit.

Vetëm kështu mund të çlirohemi përfundimisht nga hijet e së shkuarës dhe të ndërtojmë së bashku një të ardhme në paqe, siguri dhe prosperitet një Ballkan të bashkuar në familjen tonë evropiane, ku përkasim nga rrënjët dhe aspiratat.

Shqipëria ka qenë dhe do të mbetet e gatshme për një bashkëpunim gjithëpërfshirës rajonal, në frymën e miqësisë së mirë, dinjitetit dhe përgjegjësisë ndaj qytetarëve tanë.

JU REKOMANDOJMË

Çitaku: Vendi mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme në fund të këtij viti
Lajme

Çitaku: Vendi mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme në fund të këtij viti

07/10/2025 - 13:34
Macron mandaton sërish Lecornu për kryeministër
Lajme

Macron mandaton sërish Lecornu për kryeministër

07/10/2025 - 13:09
MAShT u bën thirrje koordinatorëve: Verifikoni aplikimet për tekste deri më 10 tetor
Lajme

MAShT u bën thirrje koordinatorëve: Verifikoni aplikimet për tekste deri më 10 tetor

07/10/2025 - 13:06
Qeveria në detyrë sot ka mbajtur mbledhjen e radhës ku ndër të tjera mori disa vendime
Kryesore

Kurti ankohet që formimi i institucioneve po mbahet pezull, por thotë se ekonomia “vazhdon të rritet”

07/10/2025 - 13:03
Trump i thotë CNN-it se Hamasi “po pranon disa gjëra” në bisedimet për armëpushim
Kryesore

Trump i thotë CNN-it se Hamasi “po pranon disa gjëra” në bisedimet për armëpushim

07/10/2025 - 13:02
Kurti – ministrave: Koha për t’i përmbushur zotimet po pakohet, liberalizimi i vizave, meritë e qeverisjes sonë
Lajme

Kurti: Serbia po ndërhyn në zgjedhjet në Kosovë më rëndë sesa Rusia në Europë, BE ta sanksionojë

07/10/2025 - 13:00

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këto janë të gjitha vendimet që i mori sot qeveria në detyrë

    Qeveria e Kosovës ndan nga 100 euro për studentë

    162 Shpërndaje
    Shpërndaje 65 Tweet 41
  • Eksperti i sigurisë: Më 4 maj numër i madh i njësive speciale të Serbisë u nisën drejt Kosovës

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Glauk Konjufca e Mërgim Lushtaku bashkë për Leotrim Ajetin në Graçanicë

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Kërcet grushti në Emergjencën e Mitrovicës

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Skandal: FC Vushtrria shkel VËRTETIMIN e sponsorizimit, rreth 150 mijë euro të kompanisë Shaip Mikullovcit në pagesa të dyshimta te kompanitë e hekurit jashtë planit të miratuar nga MKRS

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë