Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

MPJ: Policët e rrëmbyer po mbahen në kushte çnjerëzor

17/06/2023 - 08:25
në Kryesore, Lajme
A A
MPJ: Policët e rrëmbyer po mbahen në kushte çnjerëzor
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata e Lartë në Kralevë ua ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh tre zyrtarëve policorë të Kosovës të cilët u rrëmbyen dy ditë më parë brenda territorit të Kosovës. Nga Prokuroria e lartë në këtë komunë thonë se ata po dyshohen për veprat penale të prodhimit, posedimit, mbajtjes dhe trafikimit të paligjshëm të armëve dhe lëndëve shpërthyese. Ndërkaq, sipas Ministrisë së Jashtme të Kosovës, policët po mbahen në kushte çnjerëzore.

Nga 30 ditë paraburgim u janë caktuar tre zyrtarëve policorë të rrëmbyer brenda territorit të Kosovës nga forcat serbe. Prokuroria e Lartë Publike në Kralevë ka njoftuar se ata dyshohen për veprat penale të prodhimit, posedimit, mbajtjes dhe trafikimit të paligjshëm të armëve dhe lëndëve shpërthyese.

Ministria e Jashtme e Kosovës ka njoftuar se policët po mbahen në kushte çnjerëzore, pa ushqim dhe pa trajtim adekuat mjekësor.

Sipas avokatit nga Serbia, Çedomir Stojkoviq, për këto vepra penale mund të shqiptohen dënime nga 6 muaj deri në 12 vjet burgim.

“Duhet të dihet se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në bazë të nenit 110 të Kodit Penal, në çdo kohë mund t’i falë tre policë të Kosovës dhe t’i lirojë menjëherë. Por duhet ditur edhe se gjykata në Kralevë sigurisht që nuk i ka ndaluar ata pa një direktivë të tillë nga zyra e Aleksandër Vuçiqit”, ka thënë Çedomir Stojkoviq , avokat nga Serbia.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë thirrje që policët të kthehen në Kosovë.

“Demokracia nuk mund të ketë aleat autokracinë dhe as nuk mund të thellohet deri në absurd, të rrijë e heshtur ndaj autokratëve. Policët e Kosovës duhet të lirohen sa më parë”, ka thënë Haxhiu.

Nga Britania e Madhe dhe Gjermania kërkuan që Prishtina dhe Beogradi të punojnë në shtensionimin e situatës.

“Ne bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të tre policëve kosovarë të ndaluar më 14 qershor. I bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë të përmbahen maksimalisht, t’i shmangin masat e njëanshme dhe të marrin veprime të menjëhershme për shtensionim. Ne i përsërisim thirrjet ndaj kryeministrit Kurti dhe qeverisë së tij që të sigurojë që kryetarët e zgjedhur të ushtrojnë detyrat e tyre ngalokacione alternative jashtë objekteve të komunave dhe që njësitet speciale të policisë të tërhiqen nga ndërtesat e komunave. Zgjedhje të reja gjithëpërfshirëse të shpallen sa më shpejt të jetë e mundur. Ne presim dhe inkurajojmë serbët e Kosovës të marrin pjesë në ato zgjedhje”, thuhet në reagimin e ambasadës britanike në Kosovë.

“Gjermania kërkon lirimin pa kushte të 3 policëve të ndaluar dhe i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë ta shtensionojnë menjëherë situatën”, ka thënë ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.

Tre zyrtarët e Policisë së Kosovës janë rrëmbyer më 14 qershor gjatë kohës sa po patrullonin në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare Kosovë-Serbi.

JU REKOMANDOJMË

Kajtazi e quan inskenim alarmin e sotëm në Kuvend, jep tri arsye pse
Lajme

Kajtazi e quan inskenim alarmin e sotëm në Kuvend, jep tri arsye pse

05/07/2025 - 14:26
Deliu: Ftesa për seancë në orën 20:00 është e çuditshme
Lajme

Deliu: Ftesa për seancë në orën 20:00 është e çuditshme

05/07/2025 - 14:23
Dy versionet për ngjarjen e sotme, Policia tha “sms”, Konjufca e Sekretari i Kuvendit “telefonatë”
Lajme

Dy versionet për ngjarjen e sotme, Policia tha “sms”, Konjufca e Sekretari i Kuvendit “telefonatë”

05/07/2025 - 14:06
Partitë në kërkim të kandidatëve për zgjedhjet lokale, KQZ: Deri më tani asnjë aplikim
Lajme

Partitë në kërkim të kandidatëve për zgjedhjet lokale, KQZ: Deri më tani asnjë aplikim

05/07/2025 - 14:03
Ironiza Berisha: ‘Pasi deputetët me muaj të tërë po tallen me popullin, sot paskan fillu të tjerët të tallen me ata’
Lajme

Ironiza Berisha: ‘Pasi deputetët me muaj të tërë po tallen me popullin, sot paskan fillu të tjerët të tallen me ata’

05/07/2025 - 13:46
LAMM: Deri në 40 minuta pritje në vendkalimet kufitare nga ana e RMV-së
Lajme

LAMM: Deri në 40 minuta pritje në vendkalimet kufitare nga ana e RMV-së

05/07/2025 - 13:41

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestohet kandidati për kryetar të Drenasit, dyshohet për detyrim dhe prezantim të rremë si zyrtar, i gjendet arsenal armësh

    Arrestohet kandidati për kryetar të Drenasit, dyshohet për detyrim dhe prezantim të rremë si zyrtar, i gjendet arsenal armësh

    173 Shpërndaje
    Shpërndaje 69 Tweet 43
  • LAJMI I FUNDIT: Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj këtij ministri të qeverisë Kurti – dyshohet për keqpërdorim të mbi 1 milion eurove

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • LAJMI I FUNDIT: Policia e Kosovës arreston 15 të rinj në Mitrovicë, planifikonin përleshje fizike në grupe

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Skandali me mbi 100 milionë franga në Zvicër | Përmendet “Numarics”, kompania e Kristian Kabashit në Kosovë

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Këto janë 8 institucionet shëndetësore private që Inspektorati i mbylli në mungesë të licencave (VIDEO)

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë