Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

MPJD i kërkon bashkësisë ndërkombëtare ta mbajë përgjegjëse dhe ta sanksionojë Serbinë për sul’min në Ibër-Lepenc

03/12/2024 - 12:48
në Kryesore, Lajme
A A
MPJD i kërkon bashkësisë ndërkombëtare ta mbajë përgjegjëse dhe ta sanksionojë Serbinë për sul’min në Ibër-Lepenc
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës kanë nxjerrë një dokument me ato të cilat i kanë quajtur si “gjetje preliminare” për sulmin e ndodhur në strukturën e kanalit të Ibër-Lepencit. Në këtë dokument thuhet, se nga informatat e inteligjencës të ndara me aleatët, tregohet se Serbia po e vazhdon strategjinë e agresionit, duke shfrytëzuar të gjitha llojet e resurseve, përfshirë edhe lidhjet me krimin eorganizaur në përpjekjen për të shkaktuar dëm dhe destabilitet brenda Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Sipas MPJD-së, Serbia po vazhdon trajnimin e grupeve terroriste që po i përdor për akte terroriste njëjtë sikurse bën shteti i Iranit.

 “Këta terroristë veprojnë brenda Serbisë afër kufirit me Kosovën, me qëllim që të kryejnë akte terroriste brenda Kosovës. Serbia jo vetëm që vazhdimisht shkel sovranitetin e Kosovës, por është një kërcënim për paqen rajonale. Ajo mbetet e lidhur ngushtë me fuqitë si Rusia që synojnë të provokojnë dhe testojnë Perëndimin, përkatësisht NATO-n dhe BE-në, në sulmin ndaj vendeve joanëtare të NATO-s në Ballkan”, thuhet në dokument, raporton Gazeta Express.

Për sulmin në Ibër-Lepenc, MPJD thotë se është një kopje e luftës barbare që bën Rusia, të përshtatur në rrethanat rajonale. MPJD thotë se një sulm i tillë në Kosovë, ndonëse ka edhe trupa të NATO-s, është një test për Perëndimin, meqë sipas MPJD nëse Serbia s’do të zmbrapset nga Perëndimi, atëherë mund të ketë veprime të njëjta në rajon ose në vende të tjera.

“Megjithatë, Rusia dhe Serbia i kanë shtuar sulmet e tyre kundër një demokracie perëndimore me prani të konsiderueshme të trupave të NATO-s. Kjo cilësi e re e luftës, një sulm kinetik, jo më vetëm hibrid – është një test për Perëndimin. Mund të rezultojë në veprime të ngjashme në Ballkan ose në vende të tjera perëndimore në Evropë nëse nuk thirret dhe zmbrapset nga Perëndimi”, thuhet në letër.

Për sulmin e fundit në Ibër-Lepenc, MPJD thotë se është një hap tjetër dhe një strategji e re e Serbisë.

“Në këtë sulm në shkallë të gjerë pranë Zubin Potokut u përdorën rreth 20 kilogramë eksploziv për të dëmtuar rëndë kanalin kryesor të hidrosistemi Ibër Lepenc. Nga ky sulm u dëmtua aq shumë infrastruktura jetike për furnizimin me ujë të pijshëm, saqë dhjetëra mijëra qytetarë patën mungesë të ujit pijshëm”, thekson letra.

Gjithashtu përmendet edhe varësia e Termocentralit të rrymës nga uji i kanalit Ibër-Lepenc.

MPJD thotë se Kosova dhe aleatët e dinë që Milan Radojicic, i cili vazhdon të endet I lirë në serbi, gëzon përkrahje nga ushtria serbe dhe institucionet shtetërore, përfshirë presidentin serb Aleksander Vucic, Aleksander Vulin dhe Marko Gjuriq.
MPJD thotë se ky sulm kishte për qëllim që të shkaktonte dëme të pariparueshme në infrastrukturën kritike të Kosovës, duke rrezikuar sigurinë kombëtare dhe duke prishur jetën në Kosovë.

Këtu përfshihen kërcënimi për ndërprerje të rënda të shërbimeve thelbësore si furnizimi me ujë të pijshëm për 700 mijë banorë nëpër komuna, si Mitrovica, Zvecani, Vushtrria, Drenasi, Obiliqi, Skenderaj dhe Fushë Kosova.

Gjithashtu cenimin e sistemit të ftohjes për termocentralet e Kosovës, duke reduktuar furnizimin me energji elektrike deri në 60 % dhe ngrohjen qendrore në Prishtinë, me ndërprerje të plotë të rrymës për 130.000 qytetarë dhe dëmtim të telekomunikacionit në të gjithë vendin.

 Në fund të dokumentit me gjetjet preliminare, Kosova ka kërkuar dënim të fuqishëm të sulmeve kundër Kosovës, jo vetëm si shkelje të normave ndërkombëtare, por edhe si cenim të drejtpërdrejtë për paqen dhe sigurinë ne Evropë.

Gjithashtu të pranohet përgjegjësia e Serbisë për sulmet, të cilat janë taktikat të njëjta që përdor Rusia në Ukrainë duke bërë cak infrastrukturën civile kritike dhe të mbahet Serbia drejtpërdrejtë përgjegjëse, duke i vendosur sanksione Serbisë për strehimin dhe përkrahjen e grupeve terroriste.

“Republika e Kosovës u bën thirrje aleatëve të saj që të ndërmarrin hapa vendimtarë për të siguruar llogaridhënie dhe me këtë të pengojnë Serbinë dhe Rusinë nga përshkallëzimi i mëtejshëm politik dhe ushtarak”, thuhet në letër.

JU REKOMANDOJMË

Ibrahimi: U kërcënova me jetë pas debateve me ministrin Hekuran Murati
Lajme

Ibrahimi: U kërcënova me jetë pas debateve me ministrin Hekuran Murati

30/05/2025 - 23:18
Gjendet e vdekur një grua në Leposaviq, policia u detyrua ta hapte derën me forcë
Kryesore

Gjendet e vdekur një grua në Leposaviq, policia u detyrua ta hapte derën me forcë

30/05/2025 - 22:31
Albin Kurti dhe stafi i tij nëntëfishojnë shpenzimet, më së shumti harxhuan në dreka
Kryesore

Albin Kurti dhe stafi i tij nëntëfishojnë shpenzimet, më së shumti harxhuan në dreka

30/05/2025 - 22:28
Trumpi me paralajmërim të ashpër për Kinën: Nuk do të jem i butë me ju
Kryesore

Trumpi me paralajmërim të ashpër për Kinën: Nuk do të jem i butë me ju

30/05/2025 - 22:11
‘Një fundvit plotë drita’ – Policia e Kosovës shpërndanë dhurata për fëmijët
Kryesore

Policia deklarohet për defilimin e maturantëve në veri, që u shoqërua me fishekzjarrë dhe flamuj serb

30/05/2025 - 21:37
Mirena për Qeverinë Kurti: Krimet po i bëjnë jo veç me tërrpi, po edhe me krenari
Kryesore

Mirena për Qeverinë Kurti: Krimet po i bëjnë jo veç me tërrpi, po edhe me krenari

30/05/2025 - 21:20

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Juristja me format shpërthyese që punon menaxhere në market, pjesë e “Supernova” në Klan Kosova (VIDEO)

    Juristja me format shpërthyese që punon menaxhere në market, pjesë e “Supernova” në Klan Kosova (VIDEO)

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Vuçiç shpall zgjedhje të parakohshme

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Shoferët e autobusëve nga Kosova shpëtojnë kompaninë gjermane të transportit

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Pezullimi i pagesës së shtesës për fëmijë, Avokati i Popullit me letër rekomandim për ministrinë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Ekskluzive: Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, pritet të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë