Njohësi i rrethanave politike dhe ekonomike, Shënoll Muharremi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti nga eventi ODI Global në Londër, i cili pretendoi se Kosova ka arritur të tejkalojë kriza ekonomike dhe të përforcohet në aspektin financiar.
Muharremi me anë të një postimi në ‘Facebook’ tha se Kurti krejt çka di është të blejë vota me nga 100 euro “qytetarëve më të varfër në Evropë”, shkruan Insajderi.
“Ndoshta Albini ka fillu me jetu në kokën e tij, në një univers paralel ku e ka kriju një realitet tjetër. Qysh inflacioni në disa raste të ka shku në 42.5% (mars 2026, ASK), e ti flet kopalla për ekonomi. A mendon që ata në Londër nuk kanë internet e nuk janë të informuar për ekonominë e Kosovës? Mos e korit vetën e Kosovën, se askënd nuk mundesh me mashtru me kësi lloj pallavra. Edhe në Gjermani jeni mundu me rrejt duke thënë 8.3% e kemi rritjen ekonomike, po ska pi ujë, se askush so budallë në epokën e informimit e teknologjisë“, deklaroi ai.
“Një energji ske qenë në gjendje me rregullu qe 6 vjet, e as për krizën e naftës ske ba kurgjo. Spo flas për deficit tregtar dhe kushtet e vështira për biznes. Krejt çka din është me jau ble votën me nga €100 qytetarëve ma të varfër në Europë“, përmbylli Muharremi. /Insajderi.org/














