Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Muharremi jep një opsion interesant sesi Abdixhiku do duhej t’i përgjigjej lutjes së Kurtit

05/05/2025 - 12:57
në Lajme
A A
Orkestrimi i Ekonomisë, Rasti i Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Njohësi i politikës, Shenoll Muharremi ka dhënë një opsion që sipas do të ishte mënyrë e favorshme t’i përgjigjej lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, atij të VV-së, Albin Kurtit pas lutjes së fundit të parë.

Ai specifikon disa detaje për të cilat Kurti insistonte, e që sipas Muharremit, Abdixhiku duhet t’i japë rrugë.

”Kështu ja kisha kthy letrën me qenë si kryesia e LDKsë:

Lidhja Demokratike e Kosovës

05/05/2025

Prishtinë

I nderuar deputet Kurti,

Ju faleminderit për letrën tuaj dhe për gatishmërinë që shprehni për të diskutuar një marrëveshje të mundshme politike ndërmjet LDK-së dhe LVV-së, në funksion të konstituimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve të fundit.

Siç e dini mirë, zgjedhjet që sapo i lamë pas ishin një dështim për ju dhe subjektin tuaj. Ju kërkuat 500 mijë vota, por nuk i keni fituar, keni humbur. Ajo që e quajtët “referendum” u përmbyll pa sukses. Qasja e juaj “o krejt, o asgjë” është ndëshkuar nga qytetarët, të cilët kanë vendosur për një ndryshim të qartë drejt maturisë politike, shtetndërtimit dhe stabilitetit institucional.

Sot nuk keni as votat dhe as mandatet e nevojshme për të udhëhequr vendin. Si në çdo herë tjetër kur mbeteni pa rrugëdalje, po kërkoni ndihmën e partisë më të madhe institucionale në vend, Lidhjes Demokratike të Kosovës.

A ju kujtohet gjuha polarizuese gjatë fushatës? A ju kujtohet si u sollët më 9 shkurt, kur pas humbjes fyerët të gjithë të tjerët duke i quajtur “hajvana”? Ky nuk është një sjellje që reflekton as përgjegjësi, as vetëdije për rolin e liderit në demokraci.

Megjithatë, për hir të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe jo për shkak të jush, e pranoj letrën tuaj dhe jam i gatshëm të shqyrtoj propozimin për bashkëqeverisje, nën këto kushte të panegociueshme:

Qeveria e ardhshme duhet të udhëhiqet nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Kjo nuk është objekt negocimi.
Ju, z. Kurti, nuk duhet të jeni pjesë e qeverisë së ardhshme në asnjë kapacitet.
Lëvizja Vetëvendosje mund të udhëheqë vetëm një ministri ku është dëshmuar sukses relativ gjatë mandatit të kaluar. Për shumicën absolute të dikastereve, ka pasur dështim të theksuar.
Programi qeverisës i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të jetë themeli i mandatit të ri. Ai është një program për zhvillim ekonomik, përkushtim ndaj demokracisë, respekt ndaj sektorit privat dhe forcim të institucioneve. Nuk do të ketë vend për qasje anti-biznes, retorikë përjashtuese apo eksperimente me shtetin.
Nëse jeni i gatshëm ta pranoni këtë realitet të ri politik dhe institucional, pres përgjigjen tuaj jo më larg se nesër, më 6 maj, në orën 14:00.

JU REKOMANDOJMË

Donald Trump njofton se është arritur armëpushim mes Izraelit dhe Iranit
Kryesore

Donald Trump njofton se është arritur armëpushim mes Izraelit dhe Iranit

24/06/2025 - 00:35
Kryesore

Kallas: BE do të rishikojë pezullimin e partneritetit me Izraelin për shkak të situatës në Gaza

23/06/2025 - 22:38
Donald Trump sërish para gjykatës, akuzohet për përdhunim
Kryesore

Trump për sulmet ndaj bazave amerikane: Reagimi i dobët i Iranit, jam i kënaqur që asnjë amerikan s’u lëndua

23/06/2025 - 22:24
Khamenei reagon pas sulmit ndaj bazave, shfaq flamurin amerikan duke u djegur: S’i nënshtrohemi askujt
Kryesore

Khamenei reagon pas sulmit ndaj bazave, shfaq flamurin amerikan duke u djegur: S’i nënshtrohemi askujt

23/06/2025 - 22:09
Punëtori bie nga lartësia në Prishtinë, nisin hetimet nga policia
Kryesore

Punëtori bie nga lartësia në Prishtinë, nisin hetimet nga policia

23/06/2025 - 21:54
Tahiri: Amerika s’na do më shumë nëse nuk jemi të përkushtuar ndaj vlerave evropiane
Kryesore

Tahiri: Amerika s’na do më shumë nëse nuk jemi të përkushtuar ndaj vlerave evropiane

23/06/2025 - 21:35

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vuçiq: Ajo që ndodhi në Maqedoninë e Veriut ishte skandal, Kurti promovoi “Shqipërinë e Madhe”

    Vuçiq: Në rast konflikti me NATO-n rezistenca jonë do të jetë shumë më e madhe se ajo e vitit 1999

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • E pabesueshme: Kurti flet për media para seancës, e jep një informacion shkurt

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Pamje: Një nga dronët e Iranit me objektiv Izraelin, godet një tjetër shtet

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Trump paralajmëron Rusinë: SHBA do përdorë armët më vdekjeprurëse nëse furnizoni Iranin me koka bërthamore!

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Mesazh i ashpër nga Kremlini për Beogradin: Keni shkelur vëllazërinë shekullore, armët serbe po na vrasin

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë