Opinionisti Shenoll Muharremi ka dalë me tri palë rezultatesh hipetotike për zgjedhjet e 9 shkurtit – ku, siç thotë ai, a analizuar trendet, indiktarot dhe perspektivat për këto zgjedhje.
“I zhvillova këto sipas metodës që i përdori zakonisht dhe i përfshiva edhe ulëset në Kuvend, përafërsisht si duken”, shkroi ai.
Postim i plotë:
Më ka pyet sot një mik nëse mundem me shiku cilat mundën me qenë rezultatet e zgjedhjeve, varësisht prej daljes. Specifikisht, i ka interesu dhe më ka pyet për dalje 800k, 750k dhe 700k, se çfarë rezultate mundën me qenë. I zhvillova këto sipas metodës që i përdori zakonisht dhe i përfshiva edhe ulëset në Kuvend, përafërsisht si duken.
Një mik i LVV-së më tha dje: “Shenoll, mos po del keq me këto ‘prognoza’ pas 9 shkurtit se LVV është tepër më lartë.” E kish hallin për kredibilitetin tim. I thashë që s’kam telashe me dalë keq najsend, se nuk po them që dalin kështu, është vetëm një mendim i imi, i bazuar në sa më shumë të dhëna të sakta zyrtare.
Këto janë vetëm përpjekje me prognozu sa më mirë që di, nuk dmth që janë të vërteta. Duhet me i lexu me kujdes, se në fund mundet krejt diçka tjetër me dalë, sikurse ka ndodhë më herët. Dmth, nuk pretendoj që dalin kështu, vetëm çka po sugjerojnë trendet dhe sa më shumë indikatorë e perspektiva që po integroj.