Analisti politik Shenoll Muharremi ka komentuar letrën e fundit që Albin Kurti i ka drejtuar LDK-së, duke kërkuar koalicion.
Ai ka thënë se në letrën e kaluar LDK u përgjigj me shpejtësi të dritës derisa në këtë për koalicion qeverisës po mendohet, por në fund ai konsideron ze nuk do të ketë koalicion me shumë gjasë, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Muharremi ka thënë se Vetëvendosje po tkurret e nëse shkojmë në zgjedhje mund t’i humb 10 deputetë.
Postimi i plotë:
LDK për letrën e kaluar u përgjigj me shpejtësi të dritës (letra për kuvend). Po sot, letrën për koalicion qeverisës, po mendon kogja.
Nuk ka, me shumë gjasë, koalicion. Se AK nuk e kish dërgu letrën me bë koalicion, po me i poshtnu partitë tjera.
Ka zgjedhje të reja, nëse ska vullnet politik. Po edhe për me shku në zgjedhje duhet pajtim dhe dialog ndërpartiak.
Puna është që LVV nuk po shkon tu u bë ma e fortë, përkundrazi, po tkurret. E rënia e LVV është rritje për dy partitë tjera.
10 deputetë i ka humbur LVV, zgjedhjet e fundit, aq i kanë fitu PDK dhe LDK në total.
Zgjedhjet e reja, LVV tkurret ende. Mundet edhe 10 mandate me i humbë (pas bllokadave, rritjes çmimit të rrymës..). Aq i fitojnë përsëri LDK e PDK. PDK muned me shku 30 deputetë e LDK 25. Bashkë 55 mandate. LVV 38.
Koha nuk punon më për LVV dhe kjo është normal pas rritjes spektakolare në vitin 2021. Derisa tkurret në rreth 25%, kjo mundet me qenë trajektorja e LVV-së. Pastaj e shofim.