Njohësi i rrethanave politike, Shenoll Muharremi, ka kërkuar përgjegjësi politike për vdekjen e 27-vjeçarin Agon Zejnullahu në duar të policisë.
Ai ka bërë me dije se nëse raporti i mjekësisë ligjore tregon se vdekja e të riut nga Lipjani ka ndodhur si pasojë e pakujdesisë së policëve, atëherë ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, duhet të jap dorëheqje.
Në profilin e tij në “Facebook”, Muharremi ka shkruar se kur një i ri vdes në duar të shtetit nuk ka justifikim.
“Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve për humbjen e rëndë të të riut nga Lipjani gjatë arrestimit. Nëse raporti i mjekësisë ligjore tregon që vdekja ka ndodhur si pasojë e pakujdesisë së policëve, dhe nëse kjo konfirmohet nga drejtësia, atëherë ministri i Brendshëm në detyrë nuk ka më çka pret, duhet me dhanë dorëheqje menjëherë. Ky rast, deri më tani, po dyshohet si vrasje nga pakujdesia e zyrtarëve të shtetit që udhëhiqen nga kjo ministri. Kur një i ri vdes në duart e shtetit, nuk ka as justifikim, as pritje po ka vetëm përgjegjësi. E kjo nuk ka nevojë me u analizu gjatë”, ka shkruar Muharremi.