Ai thotë se Kurti duhet të kishte deleguar Ministrin e Jashtëm dhe të angazhohej për zgjidhje të krizave që po prekin çmimet e larta të naftës, energjisë dhe ekonominë në përgjithësi.
Muharremi akuzon kryeministrin për mungesë serioziteti dhe vullneti për kompromis, bashkëpunim dhe zgjidhje të problemeve ekonomike, duke paralajmëruar se situata mund të rëndohet më tej për qytetarët dhe bizneset kosovare.











