Analisti, Shenoll Muharremi ka bërë me dije se Kosovës i duhet një qeveria stabile.
Ai ka vlerësuar se Kosova po kalon nëpër sfida të mëdha dhe vendit i duhet një qeveria kompetente.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se një qeveria me numra minimal nuk i sjell asnjë të mirë Kosovës.
“Shikoni sa interesante janë numrat kur i sheh për së afërmi, vetëm 23,139 vota në total për 11 deputetë të pakicave, të zgjedhur nga vende të garantuara dhe rezervuara. Argumenti dhe qëllimi kryesor është me ndërtu një qeveri stabile dhe kompetente, jo çfarëdo kombinimi që “i bën numrat” e që rrezikon stabilitetin e vendit. Që nuk i duhet askujt, e nuk na sjell asnjë hajr. Kosova po kalon sfida të mëdha, prej energjetikës dhe faturave që po duken si kredite bankare, e deri te tranzicioni global që është plot pasiguri. Në këtë situatë, nuk kemi lluks as llogari e dobi me kriju një qeveri koti, me vota minimale dhe agjenda personale. Duhet përfaqësim serioz, kompetent, legjitim”, ka shkruar Muharremi.