Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja ka bërë një postim skandaloz në Facebook, duke thënë se VV-së i konvenon që të mos ketë përkrahjen e SHBA-së.
Për këtë pati edhe një arsye.
“Amerika nuk po don të bëjë Dialog Strategjik tash me Kosovën sepse nuk po don ta bëjë edhe me Serbinë përderisa Vuçiqi i ka qitur tenkat në rrugë. Ose edhe me Kosovën edhe me Serbinë, ose me asnjërën. Në fakt, neve na konvenon më shumë kështu – me asnjërën”, ka thënë Muja.