Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Muja zhytet keq, në përpjekje për të baltosur Bajramin “zbulon” përfshirjen në skandal të Kusari-Lilës

28/11/2024 - 18:11
në Kryesore, Lajme
A A
Muja zhytet keq, në përpjekje për të baltosur Bajramin “zbulon” përfshirjen në skandal të Kusari-Lilës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pak e dinte Muja që njeriu politikisht përgjegjës për kontratën që e kishte fituar kompania “Universal Food” ishte Mimoza Kusari-Lila, bashkëpunëtorja e afërt e tij dhe shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Armend Muja do dëshironte të zbulonte diçka tjetër për kontratat një-burimore të Ministrisë së Tregtisë, në një deklarim të tij të martën në emisionin televiziv “DPT te Fidani”.

Por, në përpjekje për të “goditur” ish-ministren e Tregtisë, tash deputeten Hykmete Bajrami, ai paqëllimshëm ka zbuluar përfshirjen e bashkëpunëtores së afërt të tij Mimoza Kusari-Lilës në një keqpërdorim të dyshuar në Ministrinë e Tregtisë.

Si Kusari-Lila gjatë viteve 2011-2012, edhe Hykmete Bajrami kishte mbajtur poziten e ministres së Tregtisë dhe Industrisë gjatë viteve 2017-2017.

Muja, i cili është lëshuar në ofanzivë për të komprometuar figurën politike të Bajramit, deputetes së LDK-së që po përballet denjësisht me pushtetin e Lëvizjes Vetëvendosje, e ka akuzuar ish-ministren në Qeverinë Mustafa për zhdukjen e mbi dy tonëve grurë gjatë mandatit të saj.

Për të tingëlluar bindës në argumentin e tij, Muja tha se informatat i ka të verifikuara. Tha se në kohën e Bajramit si ministre e Tregtisë, për tri vjet, ishin nënshkruar 15 kontrata një-burimore dhe veçoi njëren prej tyre.

“Njëra nga to, kontrata numër 10-të, ‘Shërbimet e deponimit të grurit si rezervë shtetërore me Universal Food në vitin 2016′. A di çfarë ndodh, dua ta lexoj një paragraf se është me rëndësi, thuhet se ’Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj Universal Food për shkak se në vitin 2016 Ministria e Tregtisë i ka dhënë kontratë për 4 mijë e 673 ton grurë në ndërkohë që janë avulluar 2519 ton’”, tha Muja në emisionin “DPT te Fidani”.

Raporti që po lexonte Muja qe bindës. Në fakt, deputeti i mazhorancës po e lexonte një lajm të botuar nga mediat lidhur me aktakuzën e ngritur nga Prokuroria ndaj një pronari të një kompanie private për zhvatje të pasurisë publike.

Pak e dinte Muja që njeriu politikisht përgjegjës për kontratën që e kishte fituar kompania “Universal Food” ishte Mimoza Kusari-Lila, bashkëpunëtorja e afërt e tij dhe shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Qe pse.

Një historik i shkurtër i procesit që e prodhoi zhvatjen e pasurisë publike

Në vitin 2012, pikërisht në kohën kur Kusari-Lila e drejtonte Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, fabrika e miellit “Universal Food” ishte shpërblyer me kontratën për “shërbimeve të deponimit të grurit si rezervë shtetërore”.

Sipas kontratës, gruri i dedikuar për rezervën shtetërore do të deponohej në kompaninë “Universal Food” Sh.P.K. në Fushë Kosovë.

Një dokument publik në KRPP, tregon se “Universal Food” ishte shpërblyer me kontratë në herën e katërt të rishpalljes së tenderit. Paraprakisht, tenderi kishte dështuar tri herë radhazi për shkak të mungesës të së paku dy ofertave të përgjegjshme, një kërkesë e paraparë me Ligjin e Prokurimit Publik.

Ishte Ministria e Tregtisë që kishte insistuar që kontrata me “Universal Food” të nënshkruhej me arsyetimin në “kohën dhe rëndësinë e projektit” dhe për këtë e kishte njoftuar Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP).

“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë konsideron se çështjet e lartpërmendura paraqesin arsye të mjaftueshme se anulimi i tenderit dhe ritenderimi është i pamundshëm dhe i parealizueshëm për shkak të mbylljes së vitit fiskal për këtë projekt, prandaj në bazë të rrethanave të lartcekura ju njoftojmë për përjashtimin e kërkesës së nenit 32.4 dhe vazhdimin e procedurës së prokurimit sipas nenit 32.5 të Ligjit të Prokurimit Publik”, thuhej në një njoftim që Zyra e Prokurimit të MTI-së ia kishte dërguar KRPP-së.

Pra, MIT-i i udhëhequr nga Kusari-Lila e kishte deponuar rezervën e grurit në fabrikën e miellit “Universal Food” Sh.P.K..

Ministria e Tregtisë tri vite më vonë, nën udhëheqjen e Hykmete Bajramit, e kishte vazhduar kontratën me të njëjtën kompani, pra “Universal Food” Sh.P.K, bazuar në një vendim që ishte nxjerrë pas konsultimit me KRPP-në.

Në vitin 2019, kompania “Universal Food” Sh.P.K., e përzgjedhur nga ish-ministrja Kusari-Lila, nuk e kishte barttur tërë sasinë e grurit te kompania e re e kontraktuar për mbajtjen e rezervës së grurit në vitin 2019, që ka qenë “Barileva” Sh.P.K.

Pikërisht kompania e shpërbyler nga Mimoza Kusari-Lila, rezultoi përgjegjëse direkte për vjedhjen e rezervave të grurit.

Dhe, pranim-dorëzimi i grurit kishte ndodhur në vitin 2019, kur Hykmete Bajrami nuk kishte qenë më ministre. Asokohe, Ministria udhëhiqej nga Nisma Socialdemokrate.

Për këtë vjedhje, Prokuroria Speciale e kishte akuzuar pronarin e kompanisë “Universal Food” Sh.P.K. dhe më vonë, më 2021, gjykata e kishte dënuar afaristin turk B.A. me një vit burgim me kusht për “Disponim dhe ndërrim të mallit pa autorizim”.

Kompania “Universal Food” ishte gjobitur me 5 mijë euro gjobë me aktgjykim të gjykatës dhe ishte obliguar që ta bënte kompensimin e dëmit në vlerë 529,181.10 Euro në Thesarin e Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Mushkolaj: Në PDK ka dy grupacione, Bedri Hamza, përbashkues i tyre!
Kryesore

Mushkolaj: Në PDK ka dy grupacione, Bedri Hamza, përbashkues i tyre!

14/06/2025 - 01:24
Ita Gani nga Izraeli: Sulmet iraniane ishin të rrezikshme, qëndruam të mbyllur në dhoma (VIDEO)
Lajme

Ita Gani nga Izraeli: Sulmet iraniane ishin të rrezikshme, qëndruam të mbyllur në dhoma (VIDEO)

14/06/2025 - 01:18
Të hënën varroset 15-vjeçarja Lea Bajrami që u vra nga sulmi në Austri
Lajme

Të hënën varroset 15-vjeçarja Lea Bajrami që u vra nga sulmi në Austri

14/06/2025 - 01:15
Irani: Ky është numri i të vrarëve nga sulmet e Izraelit, shumica gra e fëmijë
Kryesore

Irani: Ky është numri i të vrarëve nga sulmet e Izraelit, shumica gra e fëmijë

14/06/2025 - 01:12
Lajme

Vazhdon kundërpërgjigja e Iranit, shpërthime të fuqishme në Tel Aviv dhe Jerusalem

14/06/2025 - 01:02
Qytetari denoncon produkt të prishur të blerë në Interex Skenderaj
Ekonomi

Qytetari denoncon produkt të prishur të blerë në Interex Skenderaj

13/06/2025 - 23:50

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Irani i kundërpërgjigjet Izraelit me 100 dronë

    Turqia kërkesë të prerë Izraelit

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Thyhet mburoja e Izraelit, raketa iraniane godet qendrën e Tel Avivit (VIDEO)

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Pas vrasjes së komandantëve nga Izraeli, lideri iranian merr këtë vendim

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Nafta pëson rritjen më të madhe ditore që nga viti 2022, ndërsa tensionet Izrael-Iran përshkallëzohen

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Irani mohon se ka lëshuar dronë drejt Izraelit, ndërsa një zyrtar izraelit thotë se i kanë kapur disa mbi Siri

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë