Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mulaj me mesazh për Lumir Abdixhikun: Po çalon mënyra se si po e trajton LDK-në pas humbjes

10/01/2026 - 16:42
në Lajme, Pa kategori
A A
Mulaj me mesazh për Lumir Abdixhikun: Po çalon mënyra se si po e trajton LDK-në pas humbjes
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish ministri i Tregtisë, Ismet Mulaj, i ka reaguar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, pasi ky i fundit sot i doli në mbështetje bashkpartiakut të tij Besian Mustafa, duke i quajtur kritikët si mercenarë.

Mulaj ka thënë se humbja politike është moment prove, jo vetëm për partinë, por për karakterin e udhëheqësit. Aty ndahet përgjegjësia nga justifikimi, reflektimi nga arsyetimi i gatshëm. Dhe pikërisht këtu po çalon mënyra se si po e trajton LDK-në pas humbjes i tha Mulaj.

“ Ka diçka thellësisht jopolitike – madje antifilozofike – në nevojën për ta gjetur fajin gjithmonë jashtë vetes. Te “të tjerët”, te armiqtë, te mercenarët, te rrethanat, te koha e padrejtë. Është më e lehtë ta ndërtosh një narrativë rreth rrethimit sesa ta bësh një autopsi të ndershme të vetes. Por politika serioze nuk ndërtohet mbi alibi.” – shkruan Mulaj.

Postimi i plotë:

Lumir,

Humbja politike është moment prove, jo vetëm për partinë, por për karakterin e udhëheqësit. Aty ndahet përgjegjësia nga justifikimi, reflektimi nga arsyetimi i gatshëm. Dhe pikërisht këtu po çalon mënyra se si po e trajton LDK-në pas humbjes.

Ka diçka thellësisht jopolitike – madje antifilozofike – në nevojën për ta gjetur fajin gjithmonë jashtë vetes. Te “të tjerët”, te armiqtë, te mercenarët, te rrethanat, te koha e padrejtë. Është më e lehtë ta ndërtosh një narrativë rreth rrethimit sesa ta bësh një autopsi të ndershme të vetes. Por politika serioze nuk ndërtohet mbi alibi.

LDK nuk humbi sepse u sulmua. Partitë nuk bien nga zhurma, por nga heshtja e brendshme. Humbja ndodh kur njerëzit nuk ndihen më të përfshirë, kur anëtarësia nuk e sheh më veten në pasqyrën e lidershipit, kur mesazhi bëhet korrekt, por jo bindës; i pastër, por jo i gjallë.

Kur çdo kritikë etiketohet si komplot, çdo zë ndryshe si shërbëtor i dikujt tjetër, atëherë lidershipi fillon të mbrohet, jo të udhëheqë. Dhe një parti që mbrohet vazhdimisht, e humb aftësinë për të ecur përpara. Faji kolektiv pa përgjegjësi individuale është mënyra më e sigurt për ta ngrirë partinë në vend.

Filozofia politike na mëson se pushteti nuk është justifikim, por barrë. Humbja nuk është padrejtësi, por mesazh. Pyetja nuk është “kush na e bëri?”, por “çfarë nuk kuptuam?”. Jo “pse nuk na votuan?”, por “pse nuk u bëmë të domosdoshëm?”.

LDK ka mbijetuar dekada jo sepse gjithmonë ka fituar, por sepse ka ditur të reflektojë. Ka ditur të heshtë, të mendojë dhe të ndryshojë. Sot i duhet pikërisht kjo: më pak armiq imagjinarë dhe më shumë ndershmëri me veten.

Sepse përgjegjësia nuk e dobëson lidershipin. E legjitimon. Dhe vetëm një lidership që pranon barrën e humbjes, ka të drejtën morale të kërkojë besimin për fitoren tjetër.

JU REKOMANDOJMË

Maliqi: Kurti, manipulues i papërmirësueshëm, do President dikë që të bëhet noter i interesave të Vetëvendosjes!

“Pushteti më takon mua dhe vetëm mua”, Maliqi me ironi për Kurtin: I meçëm dreqi, s’e lun topi nga bindja
04/03/2026 - 13:04

Nesër është afati i fundit për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit. Megjithëse ka patur konsultime ndërmjet Kurtit dhe krerëve të dy partive opozitare, PDK dhe LDK,...

Më shumëDetails

Deputeti i PDK-së thotë se do të votojë pro Andin Hotit për president, por ka një kusht

Deputeti i PDK-së thotë se do të votojë pro Andin Hotit për president, por ka një kusht
04/03/2026 - 12:59

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka reaguar ndaj raportimeve se Andin Hoti mund të jetë kandidat i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për postin e presidentit....

Më shumëDetails

Izraeli avancon në operacionin tokësor në Liban, IDF jep urdhrin për evakuimin e plotë të banorëve

Izraeli avancon në operacionin tokësor në Liban, IDF jep urdhrin për evakuimin e plotë të banorëve
04/03/2026 - 12:55

Ushtria izraelite do të shtrijë pushtimin tokësor në Liban 5-30 kilometra. Sipas IDF, ushtria izraelite njoftoi më herët gjithë banorët e Libanit që ndodhen në perëndim të brigjeve...

Më shumëDetails

Fundoset një anije iraniane në bregdetin e Sri Lankës

Fundoset një anije iraniane në bregdetin e Sri Lankës
04/03/2026 - 12:51

Një anije iraniane është fundosur në bregdetin e Sri Lankës, tha të mërkurën një zëdhënës i marinës së Sri Lankës, sipas Reuters. Operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar,...

Më shumëDetails

‘Emrat e tillë janë vetëm për mu djeg’, Ramadani pasi u përmend emri i Andin Hotit si kandidat i LVV’së për President

Lista Serbe dërgon ankesë në Kushtetuese, Ramadani: Loja politike, po e çon Kosovën në kolaps
04/03/2026 - 12:43

Njohësi i çështjeve politike, Burim Ramadani, i ftuar në Kosova Live, ka komentuar raportimet se Andin Hoti mund të propozohet për president të ri të vendit. Ramadani ka...

Më shumëDetails

Vuçiq bën krahasim absurd mes bombardimeve të Serbisë dhe sulmit ndaj Iranit, sulmon SHBA-në

Vuçiq bën krahasim absurd mes bombardimeve të Serbisë dhe sulmit ndaj Iranit, sulmon SHBA-në
04/03/2026 - 12:30

Aleksandar Vuçiq ka bërë një krahasim absurd mes bombardimeve të NATO ndaj Serbi në vitin 1999 dhe sulmit të fundit të Izrael dhe Shtetet e Bashkuara ndaj Iran,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Takim tjetër me Abdixhikun në Kuvend, Kurti pyetet a pritet të ketë marrëveshje

    “E treta e vërteta”, a u arrit ujdia mes Kurtit e Abdixhikut?

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Burim Pacolli reagon pas sulmit: U godita nga Mossi dhe disa persona të tjerë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Gjykata ndryshon kushtet e lirimit me kusht për Smakajn, Kilajn, Fazliun e Kuçin

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20
  • Sot pritet të thirret seanca për zgjedhjen e presidentit, këto janë oraret e mundshme

    77 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 19
  • Zhvillime të reja: LDK po shqyrton mundësinë që Vjosa Osmani të jetë bartëse e listës nëse shkojmë në zgjedhje

    77 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 19

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë