Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mulaj: Në Kuvendin e Kosovës, do të jem urë bashkëpunimi, gjithmonë në interes të Kosovës dhe qytetarëve!

20/12/2025 - 12:00
në Lajme
A A
Mulaj: Në Kuvendin e Kosovës, do të jem urë bashkëpunimi, gjithmonë në interes të Kosovës dhe qytetarëve!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së nga Istogu Dr. Sci, Besim Mulaj, ka thënë se zgjedhjet e 28 dhjetorit janë më të rëndësishmet që nga paslufta.Mulaj ka theksuar se arsyeja është e qartë ‘ bllokada institucionale që po zgjat gati një vit ka lënë pasoja të rënda në jetën e përditshme të qytetarëve’.

I njëjti ka potencuar se kudo që shkon ka ankesa të shumta nga qytetarët për mungesë shërbimesh nga ana e shtetit.“Pakënaqësitë më të mëdha vijnë nga bizneset, por edhe qytetarët e thjeshtë po e ndjejnë barrën e dyfishimit të çmimeve në treg dhe rritjes së kostos së energjisë. Sinqerisht, kurrë nuk kam besuar se do të arrinim në këtë nivel pakënaqësie dhe zhgënjimi, ashtu siç kurrë më parë nuk kam parë një dëshirë kaq të madhe të të rinjve për ta lëshuar Kosovën” shkruan Mulaj raporton “Gazeta Blic”.

Mulaj pati edhe një mesazh ” Ky vend nuk ndërtohet duke u braktisur, por duke u përmirësuar së bashku”.Ai tha se në Kuvendin e Kuvendin e Kosovës do të jetë urë bashkëpunimi në interes të Kosovës dhe qytetarëve të saj.
Postimi i plotë:Zgjedhjet e 28 dhjetorit janë, pa asnjë dyshim, më të rëndësishmet që nga paslufta. Arsyeja është e qartë: bllokada institucionale që po zgjat gati një vit ka lënë pasoja të rënda në jetën e përditshme të qytetarëve.

Kudo që shkoj nëpër Kosovë, dëgjoj vetëm ankesa për mungesë shërbimesh nga ana e shtetit. Pakënaqësitë më të mëdha vijnë nga bizneset, por edhe qytetarët e thjeshtë po e ndjejnë barrën e dyfishimit të çmimeve në treg dhe rritjes së kostos së energjisë. Sinqerisht, kurrë nuk kam besuar se do të arrinim në këtë nivel pakënaqësie dhe zhgënjimi, ashtu siç kurrë më parë nuk kam parë një dëshirë kaq të madhe të të rinjve për ta lëshuar Kosovën.Unë u them gjithmonë të gjithëve: lehtë është të ikësh, por Kosova ka nevojë për secilin prej nesh. Ky vend nuk ndërtohet duke u braktisur, por duke u përmirësuar së bashku. LDK-ja ka nevojë për çdo votë tuajën, që Kosova të krijojë mundësi reale për secilin qytetar.
Prandaj, ju bëj thirrje të gjithëve – të rinj e të moshuar, gra e burra, biznese e profesionistë – të bashkohemi dhe më 28 dhjetor t’i japim Kosovës një qeveri normale, të përgjegjshme dhe të drejtuar nga LDK-ja. Unë, në Kuvendin e Kosovës, do të jem urë bashkëpunimi, gjithmonë në interes të Kosovës dhe qytetarëve të saj.Zoti na ndihmoftë.
#besimmulaj79 #LumirAbdixhiku1 #Ldk123

JU REKOMANDOJMË

Bedri Hamza në Gjilan: Votoni 130 për një shtet që punon vetëm për qytetarët
Lajme

Bedri Hamza në Gjilan: Votoni 130 për një shtet që punon vetëm për qytetarët

20/12/2025 - 13:23
Kurti lavdëron “Delfin LTD”, kompaninë që iu zbuluan 35 mijë kg mish peshku me krimba dhe 11 mijë kg miell soje me substancë kancerogjene
Kryesore

Kurti lavdëron “Delfin LTD”, kompaninë që iu zbuluan 35 mijë kg mish peshku me krimba dhe 11 mijë kg miell soje me substancë kancerogjene

20/12/2025 - 13:14
“1 mijë euro për mësuesit, 900 për policët, ushtarët e zjarrfikësit”- Abdixhiku shpalos dhjetë zotimet kryesore të LDK-së!
Kryesore

“1 mijë euro për mësuesit, 900 për policët, ushtarët e zjarrfikësit”- Abdixhiku shpalos dhjetë zotimet kryesore të LDK-së!

20/12/2025 - 12:54
“Ka qenë një burrë i urtë, punëtor dhe i ndershëm”- Fadil Geci njofton për vdekjen e babait të bashkëshortes!
Kryesore

“Ka qenë një burrë i urtë, punëtor dhe i ndershëm”- Fadil Geci njofton për vdekjen e babait të bashkëshortes!

20/12/2025 - 12:22
Nga sot hyn në fuqi vendimi për ofrimin e shërbimeve komunale gjatë vikendit në Mitrovicë
Lajme

Nga sot hyn në fuqi vendimi për ofrimin e shërbimeve komunale gjatë vikendit në Mitrovicë

20/12/2025 - 12:11
Maliqi: Aftësia e Kurtit për të prodhuar mashtrime optike është po aq e mahnitshme sa uria e publikut për t’i besuar ato
Kryesore

Maliqi: Aftësia e Kurtit për të prodhuar mashtrime optike është po aq e mahnitshme sa uria e publikut për t’i besuar ato

20/12/2025 - 12:04

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I plagosuri në Vushtrri është I. Bekteshi, i dyshuar D. Bekteshi

    Arrestohet i dyshuari për plagosjen e 17 vjeçares E.V. në Vushtrri

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Gazetari i FAZ Michael Martens tallet me njohjen e Bahamas: Si do ta influencojë njerëzimin boshti i fuqishëm Nassau-Prishtinë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Këta janë të arrestuarit për dallavere me shpronësime (Emrat)

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Ky është zyrtari i ATK-së i arrestuar në flagrancë në aksionin kundër korrupsionit

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Trepça dënohet me 800 euro nga Inspektorati, fshehu lëndimin e një punëtoreje(EMRI)

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë