Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, për dështimin e formimit të Qeverisë “Kurti 3”, fajtore la ish-opozitën.
Sipas tij, ish-opozita ka vendosur të barrikadohet dhe sipas tij, partitë opozitare vendosën në bazë të inatit, dhe jo në të mirë të shtetit.
“Seanca për formimin e qeverisë, që do të duhej të rezultonte pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, pra pas zgjedhjeve të rregullta, ka një kohë të gjatë prej 9 shkurtit deri më tani, dhe kryesisht me zvarritje të shkaktuara dhe bllokada të shkaktuara, gjë që e pamë edhe sot”, u shpreh ai.
“Ne nuk kemi qenë asnjëherë bllokuesit e afateve ligjore”, shtoi tutje ai.













