Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Murati i reagon Bajramit për ikjen e qytetarëve, thotë se LDK, PDK e “Srpska” po tentojnë të bëjnë koalicion si në 2014-ën

03/10/2025 - 18:01
në Lajme
A A
Murati i reagon Bajramit për ikjen e qytetarëve, thotë se LDK, PDK e “Srpska” po tentojnë të bëjnë koalicion si në 2014-ën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, i ka reaguar deputetes Hykmete Bajrami, pasi kjo e fundit bazuar në të dhëna të Bankës Botërore ka thënë se nga Kosova po ikin më shumë qytetarët se nga vendet që janë vatra të luftës.

Murati ka thënë se paraqitja e të dhënave në faqen e Bankës Botërore janë të publikuara vetëm të dhënat që publikon Agjencia e Statistikave të Kosovës, por që sipas Muratit s’është bërë përditësimi siç duhet ndër vite dhe se tash në përditësimin në Bankën Botërore del se 9.7 % e kanë lëshuar vendin.

Murati ka thënë se nga Kosova kanë ikur më së shumti kur në qeverisje ishin LDK,PDK dhe Lista Serbe, dhe sipas tij, një koalicion i tillë po tentohet të bëhet edhe tani.

Postimi i plotë:

Deri diku mund t’i kuptoj ata që nuk i njohin statistikat, kur bëjnë pretendime të tilla se gjoja për një vit të vetëm paskan lëshuar vendin 9.7% e popullsisë.

Por kur këtë e bën dikush që pretendon se është ligjërues në universitet, siç është deputetja Bajrami, atëherë janë dy mundësi: ose deputetja me vetëdije po manipulon, ose në rastin tjetër kur ajo njëmend e mendon këtë që e paska thënë atëherë ne duhet të brengosemi thellësisht për cilësinë e studentëve që prodhon ky lloj profesorësh.

Banka Botërorë nuk ka bërë asgjë më tepër sesa të paraqesë atë që e ka publikaur ASK, e që është numri i popullsisë rezidente në Kosovë.

Në vitin 2023 sipas ASK-së është VLERËSUAR të kenë qenë 1.76 milionë banorë, kurse me censusin e vitit 2024 kjo shifër ka dalë të jetë 1.6 milionë banorë. Pra nuk thuhet askund që vendin e kanë lëshuar 160 mijë persona brenda një viti, por që thjesht është korrigjim statistikor, nga vlerësimi i përafërt në vitin 2023 në shifrën aktuale sipas censusit të vitit 2024.

Kjo nënkupton se vlerësimi i viteve paraprake nga ASK ka qenë i gabuar, sepse herën e fundit kur ishte bërë numërimi i popullsisë ka qenë viti 2011, dhe prej atëherë ASK ka bërë vetëm vlerësim. E përgjatë vlerësimit nëpër vite në periudhën 2011-2023, shihet se ASK nuk ka arritur të përfshijë me saktësi largimin e popullsisë gjatë kësaj periudhe.

E ka qenë pikërisht viti 2014 dhe 2015 kur Kosova kishte përjetuar ekzod të ikjes të paparë, kur Hykmete Bajrami me partinë e saj patën tradhëtuar besimin e qytetarëve dhe patën shkuar në koalicion me PDK-në dhe Listën Serbe – pak a shumë siç po tentojnë të bëjnë edhe tani.

JU REKOMANDOJMË

Ferit Idrizi: Edhe në mandatin e ri, Vushtrria do të vazhdojë të mbetet komuna që investon më së shumti për rininë
Lajme

Ferit Idrizi: Edhe në mandatin e ri, Vushtrria do të vazhdojë të mbetet komuna që investon më së shumti për rininë

03/10/2025 - 20:56
A ishte pajtimi i dy Lushtakëve vetëm ‘teatër’ politik në letër? Samiu në fushatë pa Nuredinin!
Kryesore

A ishte pajtimi i dy Lushtakëve vetëm ‘teatër’ politik në letër? Samiu në fushatë pa Nuredinin!

03/10/2025 - 20:44
Vuçiq: E dimë tashmë se do të ketë luftë, dhe do të ketë, po jua them unë, askush nuk po përgatitet për bisedimet
Lajme

Vuçiq: E dimë tashmë se do të ketë luftë, dhe do të ketë, po jua them unë, askush nuk po përgatitet për bisedimet

03/10/2025 - 20:26
Ish i burgosuri politik Basri Ibrahimi, i jep mbështetje nipit të tij Shkëlqimit në garë për asamble
Lajme

Ish i burgosuri politik Basri Ibrahimi, i jep mbështetje nipit të tij Shkëlqimit në garë për asamble

03/10/2025 - 20:22
Rashiq ‘‘nuk shpreson’’ se do të votohet për nënkryetar të Kuvendit: Zgjedhjet janë afër
Lajme

Rashiq ‘‘nuk shpreson’’ se do të votohet për nënkryetar të Kuvendit: Zgjedhjet janë afër

03/10/2025 - 20:15
Hashani: Albin Kurti nuk është kryeministër, kandidatët e LVV nuk kanë pse t’i lidhin premtimet e tyre me të
Lajme

Hashani: Albin Kurti nuk është kryeministër, kandidatët e LVV nuk kanë pse t’i lidhin premtimet e tyre me të

03/10/2025 - 19:49

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Ku shkuan mijëra të tërhequra ‘kesh’ nga llogaria e FC Vushtrria si “pagesë për policinë”? Policia mohon të kenë pranuar para kesh (Dokument)

    Skandal: Ku shkuan mijëra të tërhequra ‘kesh’ nga llogaria e FC Vushtrria si “pagesë për policinë”? Policia mohon të kenë pranuar para kesh (Dokument)

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Dy rekordet që shënoi bora e hershme e tetorit në Kosovë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Federata Serbe e Futbollit: Ndeshja me Shqipërinë shumë e rrezikshme, nuk do të shitet asnjë biletë!

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Osmani s`lëviz vendin, Konjufca s`e përshëndet, Kurti e injoron: Pse krerët e shtetit dhe VV-së s`po e fërmasin Bashën?

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Nga 4 tetori, vetëm një shujtë ushqimi për policët që shërbejnë 12 orë në veri

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë