Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka komentuar situatën lidhur me bllokimin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke fajësuar opozitën për moskryerjen e detyrimeve kushtetuese.
“Pritjet janë që të konstituohet Kuvendi, si çdo herë që vijmë këtu. Vetëm që po e shihni që opozita vazhdon që të mos kryejë obligimin Kushtetues me marrë pjesë në votim”, tha ai.