Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Murati: PDK, LDK, AAK po bëhen gati të formojnë qeveri në koalicion me Listën Serbe

04/10/2025 - 18:14
në Lajme
A A
RTK i kërkoi kredi për dalje nga kriza, Hekuran Murati ia lë fajin opozitës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka drejtuar akuza ndaj partive opozitare PDK, LDK dhe AAK, duke i akuzuar se po bëhen gati për ta ndryshuar në tavolinë rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe për të formuar qeveri në koalicion me Listën Serbe.

Në një postim në Facebook, Murati ka shkruar se këto parti po “premtojnë se pas zgjedhjeve lokale do të bëhen të gjithë bashkë për ta përmbysur qeverinë.”

Ai ka akuzuar gjithashtu edhe Gjykatën Kushtetuese, duke thënë se po vepron në favor të këtyre partive.

“Gjykata Kushtetuese po ua bën një argat, sepse po e mban Kuvendin të bllokuar tash e një muaj,” ka shkruar Murati.

Postimi i tij i plotë:

Në këto zgjedhje lokale do të vendoset për shumë më tepër sesa vetëm për komunat.

Opozita po bëhet gati për me e ndryshu në tavolinë rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe me formu qeveri në koalicion me Listën Serbe.

Këtë tashmë kanë filluar ta thonë edhe hapur nëpër tubime lokale e nëpër studio televizive, nëse ua kushtoni vëmendjen e i dëgjoni me kujdes. Po premtojnë se pas zgjedhjeve lokale do të bëhen të gjithë bashkë e ta përmbysin qeverinë.

Por meqenëse e dijnë se një koalicion me Listën Serbe para zgjedhjeve komunale do të ishte fatal për ta, opozita synimin e ka që me e zvarritë sa të mundet hapin e formimit të qeverisë, ashtu që koalicioni i tyre me Listën Serbe me u zyrtarizu tek pasi të kryhen zgjedhjet komunale.

Për zvarritje, një argat po ua bën edhe Gjykata Kushtetuese, e cila po e mban Kuvendin të bllokuar tash e 1 muaj.

Prandaj këto zgjedhje lokale nuk janë vetëm për komunat, por për shumë më shumë.

Në këto zgjedhje lokale do të përcaktohet edhe se çfarë Qeverie do të ketë Kosova – një Qeveri Kurti 3 që e forcon shtetin, apo një qeveri që e pret Listën Serbe në Kuvend për 6 orë derisa të kthehen nga Beogradi me instruksione se si ta sabotojnë shtetin e Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Haziri: Fryma e Kushtetutës kërkon bashkëpunim, jo bllokadë politike
Lajme

Haziri: Fryma e Kushtetutës kërkon bashkëpunim, jo bllokadë politike

04/10/2025 - 20:10
Kur Glauk Konjufca bënte interpretime tjera për Kushtetutën e Listën Serbe, duke thënë “ata ta çojnë kë dojnë”
Kryesore

Kur Glauk Konjufca bënte interpretime tjera për Kushtetutën e Listën Serbe, duke thënë “ata ta çojnë kë dojnë”

04/10/2025 - 19:07
Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor do të takohen në Durrës për samitin e Iniciativës Brdo-Brioni
Kryesore

Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor do të takohen në Durrës për samitin e Iniciativës Brdo-Brioni

04/10/2025 - 18:46
Witkoff dhe Kushner nisen për në Egjipt për bisedime mbi pengjet në Gaza
Lajme

Witkoff dhe Kushner nisen për në Egjipt për bisedime mbi pengjet në Gaza

04/10/2025 - 18:29
Rama reagon për aksionin në Theth: Kush ndërton pa leje, investon për belanë e vet
Lajme

Rama reagon për aksionin në Theth: Kush ndërton pa leje, investon për belanë e vet

04/10/2025 - 18:04
Syla i reagon Taravarit pas takimit me kreun e VMRO, e quan Abazoviq 2.0
Lajme

Valon Syla: Situata aktuale paralajmëron zgjedhje të jashtëzakonshme në dhjetor

04/10/2025 - 17:49

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Ku shkuan mijëra të tërhequra ‘kesh’ nga llogaria e FC Vushtrria si “pagesë për policinë”? Policia mohon të kenë pranuar para kesh (Dokument)

    Skandal: Ku shkuan mijëra të tërhequra ‘kesh’ nga llogaria e FC Vushtrria si “pagesë për policinë”? Policia mohon të kenë pranuar para kesh (Dokument)

    151 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Osmani s`lëviz vendin, Konjufca s`e përshëndet, Kurti e injoron: Pse krerët e shtetit dhe VV-së s`po e fërmasin Bashën?

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Pas ndarjes, Santi ‘harron’ Patrisin, ja kujt i thotë ”Të dua”

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Gazetari Lirim Mehmetaj sfidon Sadri Ramabajën me “bast” se Vushtrrinë do ta fitojë PDK (VIDEO)

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Sot përurohet rruga ndërkufitare Kosovë-Shqipëri, merr pjesë edhe Kurti

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë