Hekuran Murati, ministri në detyrë i Financave, tha se sot “ose do të kemi Qeveri Kurti 3 ose do të shkojmë në zgjedhje”.
Ndërsa përmendi mundësinë e dytë, ai tha se rrezikohen “shumë procese”.
“Në seancën e sotme janë dy mundësi, ose do të kemi Qeveri Kurti 3 ose vendi do të shkojë edhe njëherë në zgjedhje duke rrezikuar shumë procese si Buxheti, Plani i Rritjes i BE-së, funksionimi i institucioneve të pavarura etj”, shkroi ai në Facebbook.
“Opsioni i dëshiruar për ne natyrisht që është opsioni i parë”, tha Murati.
Ai tha se deputetët do ta rrezikonin “qëndrueshmërinë e shtetit” nëse s’e votojnë një qeveri të re të udhëhequr nga Kurti.
“Por a janë të gatshëm deputetët e opozitës që ta çojë vendin në zgjedhje dhe të rrezikojnë qëndrushmërinë e shtetit vetëm e vetëm për ta kundërshtuar Albin Kurtin? Uroj që sot të triumfojë arsyeja dhe vullneti politik tek secili deputet për të zgjedhur interesin shtetëror para së gjithash”, shkroi Murati.













