Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi me shumë mundësi pritet të rikthehet në Turqi te Fenerbahce sezonin e ardhshëm.
Muriqi, i cili edhe në të kaluarën kishte veshur fanellën e tyre, po përgatitet të rikthehet në Turqi pas gjashtë vitesh.
Pasi largoi Jhon Duran, Youssef En Nesyri dhe Cenk Tosun në janar, dhe pasi siguroi 19-vjeçarin Sidiki Cherif, duke i lënë pa alternativa në sulm, Fenerbahce do të bëjë lëvizjen e parë të verës për të forcuar fazën e tyre sulmuese.
Sipas një raportimi nga mediumi i njohur turk Fanatik, Fenerbahce ka rivendosur kontaktet me Mallorcën në lidhje me transferimin e Vedat Muriqit.
Futbollisti me përvojë, i cili ka shprehur besnikërinë e tij ndaj Fenerbahces në çdo rast, thuhet se është i hapur për të veshur përsëri fanellën verdheblu.
Fenerbahce pritet të finalizojë transferimin e yllit kosovar për rreth 5-6 milionë euro.
Vedat Muriqi ka luajtur 29 ndeshje për Mallorcën këtë sezon, duke shënuar 19 gola dhe duke dhënë 1 asistim.
Kontrata e Muriqit me Mallorcën skadon në vitin 2029.














