Vedat Muriqi do të jetë nga minuta e parë në një prej ndeshjeve më të vështira të sezonit për Mallorca-n, e cila sonte përballet me Atletico Madrid në kuadër të javës së 21-të të La Liga-s, në Metropolitano Stadium.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës pritet të jetë pika kryesore e referencës në sulmin e mysafirëve, ndërsa Mallorca synon të befasojë skuadrën e Diego Simeones në shtëpinë e saj. Muriqi vazhdon të mbetet lider i padiskutueshëm i ekipit, me rolin kryesor në repartin ofensiv.
Trajneri i Mallorcës ka vendosur ta nisë ndeshjen me këtë formacion:
Leo Román; Maffeo, Valjent, David López, Mojica; Mascarell, Samú Costa, Antonio Sánchez, Darder, Mateo Joseph; Muriqi.
Në anën tjetër, Atletico Madrid zbret në fushë me emra të mëdhenj si Oblak, Giménez, Baena dhe Julián Álvarez, duke treguar seriozitet maksimal për këtë duel:
Oblak; Marcos Llorente, Pubill, Giménez, Hancko; Giuliano, Barrios, Johnny Cardoso, Baena; Julián Álvarez, Sorloth.
Për Muriqin, kjo përballje është një tjetër mundësi për të dëshmuar vlerat e tij në elitën e futbollit spanjoll, përballë një prej mbrojtjeve më të forta në La Liga. /GazetaExpress













