Gara për ‘Këpucën e Artë’ këtë sezon po bëhet gjithnjë e më interesante, me një konkurrencë të fortë mes golashënuesve më të mirë në Evropë.
Në mesin e më të mirëve bie në sy edhe prania në top 10 e sulmuesit nga Kosova, Vedat Muriqi, i cili po shkëlqen në La Liga me 16 gola të realizuar deri tani.
Sulmuesi dardan po zhvillon një sezon shumë pozitiv, ndërsa më mirë se ai deri në këtë pikë ka bërë vetëm Kylian Mbappé me 23 gola të shënuar.
Në krye të renditjes qëndrojnë tre emra të mëdhenj të futbollit europian: Harry Kane, Kylian Mbappé dhe Erling Haaland, të cilët pritet të luftojnë deri në fund për të fituar ‘Këpucën e Artë’
Sipas statistikave aktuale, 10 golashënuesit më të mirë në Europë për këtë sezon janë:
Harry Kane (Bayern Munich) – 26 gola në 22 ndeshjeKylian Mbappé (Real Madrid) – 23 gola në 22 ndeshjeErling Haaland (Manchester City) – 22 gola në 26 ndeshjeVangelis Pavlidis (Benfica) – 20 gola në 22 ndeshjeLuis Suarez (Sporting CP) – 19 gola në 21 ndeshjeAyase Ueda (Feyenoord) – 18 gola në 21 ndeshjeIgor Thiago (Brentford) – 17 gola në 26 ndeshjePaulo Onuachu (Trabzobspor) – 16 gola në 19 ndeshjeVedat Muriqi (Mallorca) – 16 gola në 23 ndeshjeYanis Begraoui (Estoril) – 15 gola në 22 ndeshje
Me sezonin ende në zhvillim, gara mbetet e hapur dhe çdo javë mund të sjellë ndryshime në renditje, duke e bërë edhe më emocionuese betejën për trofeun individual më prestigjioz për golashënuesit në Evropë. /Klankosova.tv













