Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka reaguar pas shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme më 28 dhjetor.
Ai ka thënë se askush nuk duhet të ketë frikë nga mërgimtarët, pasi ata nuk i përkasin asnjë partie politike.
“Bile opozita është dashtë vetë ta propozojë datën 28 dhjetor për zgjedhje dhe të mos krijojë përshtypje anti diasporë”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Kërkush nuk duhet me u tutë prej mërgimtarëve. Ata nuk i takojnë një partie politike. Bile opozita është dashtë vetë ta propozojë datën 28 dhjetor për zgjedhje dhe të mos krijojë përshtypje anti diasporë.














