Musliu në një prononcim për GazetaBlic, thotë se është e papranueshme që Kuvendi të financoj një ekspozitë që shtrembëron të vërtetën historike dhe cenon rëndë kujtesën kolektive të popullit tonë.
“Është e papranueshme dhe skandaloze që Kuvendi i Kosovës të financojë një ekspozitë që shtrembëron të vërtetën historike dhe cenon rëndë kujtesën kolektive të popullit tonë”, tha ajo.
Ajo u shpreh se përgjegjësia për këtë vendim bie mbi udhëheqjen e Kuvendit, pavarësisht nëse vendimi është marrë nga Kryetarja apo nga Kryesia.
“Ky vendim është i papranueshëm për mua, pavarësisht nëse është marrë nga Kryetarja apo Kryesia e Kuvendit. Distancohem qartë dhe pa asnjë hezitim nga çdo veprim që cenon të vërtetën dhe dinjitetin e historisë sonë”, përfundoi ajo










