Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Musliu ironizon keq me LVV-në, e parashohin rezultatin si falltorë – ‘Bedri Hamza do jetë kryeministër i Kosovës’

20/09/2024 - 17:53
në Kryesore, Lajme
A A
Musliu ironizon keq me LVV-në, e parashohin rezultatin si falltorë – ‘Bedri Hamza do jetë kryeministër i Kosovës’
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu, thotë se qyteatrët janë të zhgënjyer me qeverisjen e Kurtit dhe pushtetin e tij gjatë këtyre 4 viteve.

Musliu në një intervistë për GazetaBlic, thotë se PDK është e gatshme që të kontribojë në zgjedhje dhe ta kthej Kosovën në binarët e duhur.

“Tani unë nuk jam falltore e me qit fall edhe me thanë që qikaq % kemi me i fitu, sepse unë besoj në votën e lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ajo që unë kam vrejt gjatë kësaj kohe është që kam pa një idhnim të madh të qytetarëve dhe një zhgënjim të jashtëzakonshëm të qytetarëve të Repubikës së Kosovës, ndaj trajtimit që i ka ba Albin Kurti dhe pushteti i tij gjatë këtyre 4 viteve. PDK është një parti mirë e organizuar, mirë e strukturuar ka antarësi jashtëzakonisht stabile, puntore, konstruktive, një strukturë e cila asgjë nuk qet mbi shtetin e Kosovës, mbi sovranitetin e Kosovës, mbi pavarsinë e Kosovës. Sot më shumë se kurrë PDK është e gatshme që të dal dhe të kontriboj në zgjedhje dhe ta kthej Kosovën në binarët e duhur”, tha ajo.

Deputetja thekson se kandidati më i mirë dhe më i përgatitur në këto zgjedhje është Bedri Hamza, ku shprehet e bindur se ai do të jetë fitues i zgjedhjeve të vitit 2025.

Musliu thotë se Bedri Hamza, nuk e ka prioritet të qenurit kryeministër por shpëtimin e Kosovës nga humnera në të cilën e ka vendos Albin Kurti.

“Unë jam shumë e bindur që kandidati më i mirë, më i përgatitur dhe më i dëshmuar profesionalisht dhe mbi të gjitha më i dinjitetshëm dhe me integritetin më të lartë njerëzor, në këto zgjedhje është Bedri Hamza, i cili është kandidat i PDK dhe i cili gëzon një përkrahje gjithë popullore jo vetëm të PDK, në cdo ditë takojmë qytetarë të ndryshëm të cilët kanë qenë të papërcaktuar ose të cilët janë të zhgënjyer me pushtetin aktual që radhiten në krahun e kandidaturës së Bedri Hamzës. Unë jam shumë e bindur që Bedri Hamza do të jetë kryeministër pas zgjedhjeve të 2025, mirëpo Bedri Hamza nuk e ka prioritet të qenurit kryeministër, ai prioritet e ka shpëtimin e Kosovës nga humnera ku e ka vendos Albin Kurti”, shtoi ajo.

Deputetja nga PDK, ironizon keq me LVV ku sipas saj janë të gjithë ‘falltorë’ pasi që parashohin rezultatin dhe ua imponojnë zgjedhjen qytetarëve.

Ajo për fund thotë se qytetarët e Kosovës do të jenë në festë me Partinë Demokratike të Kosovës.

“LVV janë të gjithë falltorë, se ata e parashohin rezultatin, ata e dinë mendjen e qytetarëve se si voton, ata e imponojnë zgjedhjen tek qytetarët, ata nuk e respektojnë vullnetin e qytetarëve. Ne do t’jau lëmë qytetarëve të Kosovës ta thonë fjalën e tyre, PDK ka vendos një standard shumë të lartë për zgjedhjet në Kosovë, duke pranuar rezultatet e zgjedhjeve në kohë rekorde edhe atëhere kur e ka humb pushtetin, qytetarët e Republikës së Kosovës do të jenë në festë me PDK për Kosovën”, përfundoi Musliu për GazetaBlic.

JU REKOMANDOJMË

Abrashi i VV ia mësyen Ortakollit të Prizrenit, paralajmërim për Shaqir Totajn e PDK-së
Kryesore

Abrashi i VV ia mësyen Ortakollit të Prizrenit, paralajmërim për Shaqir Totajn e PDK-së

23/08/2025 - 23:09
Haxhiu – Tahirit: Mosmarrja e veprimeve sa ishe ministër, tregon qartë kush i ka bërë shërbim Serbisë
Lajme

Haxhiu – Tahirit: Mosmarrja e veprimeve sa ishe ministër, tregon qartë kush i ka bërë shërbim Serbisë

23/08/2025 - 22:51
Prishtinë: Nënë e bijë përplasen fizikisht, ndërhyn policia
Lajme

Prishtinë: Nënë e bijë përplasen fizikisht, ndërhyn policia

23/08/2025 - 22:45
Kina do të dërgojë trupa në Ukrainë?
Lajme

Kina do të dërgojë trupa në Ukrainë?

23/08/2025 - 22:09
Arifi: Komunikimi mes Qeverisë dhe SHBA-ve, në nivel të ulët!
Lajme

Arifi: VV-ja s’po do t’i krijojë institucionet, pres probleme edhe për nënkryetarët e Kuvendit

23/08/2025 - 22:06
Gjykata e Beogradit e lë në paraburgim Tefik Mustafën
Lajme

Kica-Xhelili pyetet a bëjnë “dikur” koalicion me VV-në nëse zbutet gjuha, përgjigjet interesant

23/08/2025 - 21:53

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Faleminderit për mos njohjen e Kosovës!”, Trump kërkon arrestimin e tij, por Vuçiq telefonon mikun Maduro

    “Faleminderit për mos njohjen e Kosovës!”, Trump kërkon arrestimin e tij, por Vuçiq telefonon mikun Maduro

    231 Shpërndaje
    Shpërndaje 92 Tweet 58
  • “Jo nuk ta kqyri, s’ta kqyri nanën kurvë” – Mjeku në Istog shpallet fajtor për mosdhënie të ndihmës mjekësore

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Kurti në thirrjen për mërgimtarët fyen udhëheqësit e partive të tjera nëpër komuna

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Video/ Historia prekëse e shqiptarit në Gjermani, gjen vajzën pas shumë dekadash kërkime

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Modelja kosovare rikthehet në Europë më provokuese se kurrë, foto që ‘çmendin’ rrjetin

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë