Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se situata e krijuar në Kuvend ka lodhur të gjithë, përfshirë deputetët dhe qytetarët, por ka theksuar se zgjidhja e ngërçit politik nuk varet prej saj, shkruan Gazeta Sinjali.
“Do ta përmbush obligimin tim qytetar që të jem prezente në çdo seancë, përderisa nuk varet prej Ganimete Musliu ndryshimi i këtij pozicioni ku ka mbetur kuvendi. A jemi lodhur edhe na, edhe ju, edhe qytetarët? Jemi lodhur, por nuk është në dorën time,” tha Musliu për mediat.