Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Musliu-Shoshi: Fatkeqësi që për urën të diskutohet në Bruksel – Kurti e ka veriun për kalkulim votash

19/09/2024 - 14:57
në Kryesore, Lajme
A A
Musliu-Shoshi: Pse VV nuk e votoi komisionin hetimor për rastin Dehari? Çka po fshehni?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se është për keqardhje që veriu është parë vetëm si votë nga Qeveria e Kosovës, që nga fillimi i qeverisjes. Ajo në një intervistë për Gazeta Blic, thotë se është në dëm të vendit që çështja e urës së Ibrit të diskutohet në dialog, siç u diskutua nga Bislimi.

“Është për keqardhje që veriu nga kjo qeverisje nga dita e parë është parë si votë, se sa si pjesë territoriale që duhet të trajtohet në Republikën tonë. Çka unë vlerësoj që është krejtësisht në dëm të vendit dhe që në asnjë mënyrë nuk do të duhej që të ishte temë në dialog janë çështjet e brendshme të cilat në vazhdimësi nga kjo qeveri diskutohen në dialog. Atje do të duhej të diskutohej vetëm normaliteti i marrëdhënieve me Serbinë, por jo çështjet e brendshme siç është ura e Ibrit. Kështu që unë vlerësoj që është një gabim që historia nuk do t’ia falë kësaj qeverie, mirëpo qytetarët e kanë votuar në masë të madhe dhe të shohim se cili do të jetë epilogu që do të vazhdojë deri në ditën e zgjedhjeve”, shprehet ajo.Lidhur me raportimin e Bislimit në Kuvend për dialogun me Serbinë, deputetja e PDK-së thotë se ai e as kryeministri nuk i respektojnë obligimet ligjore, ndërsa që komisioni për punë të jashtme s’ka guxim ta ftojë në raportim.

“Që të vie dhe të japë llogari në Kuvend para deputetëve në Kuvend lidhur me diskutimet në dialog është obligim ligjor, mirëpo përveç që nuk i respekton qeveria obligimet ligjore, e shkelin Kushtetutën dhe nuk japin përgjegjësi. Pra, ne asnjë informacion nuk e kemi as si komision për punë të jashtme, sepse kemi një kryetare dhe përbërje nga shumica e VV-së që s’kanë guxim as ta ftojnë për raportim në komision për dialog. Po ashtu, kemi një kryeministër dhe zv/kryeministër që nuk e respektojnë obligimin ligjor dhe nuk vijnë të japin llogari para deputetëve se çka ndodh në qeveri dhe dialog”, vlerëson Musliu-Shoshi për Gazeta Blic. Deputetja shton se Kurti e ka për vota çështjen e urës së Ibrit dhe kjo është fatkeqësi për vendin, ku qytetarët do ta paguajnë çmimin.

“Edhe çështjen e urës së Ibrit, edhe çështjen e veriut, z.Kurti e ka vetëm kalkulim votash, nuk ka asnjë gjë substanciale që dëshiron me të vërtetë të ketë ndryshim sa i përket asaj pjese. Çka unë e vlerësoj se është një fatkeqësi e këtij vendi është që nuk po mundohet për një zhvillim të mëtutjeshëm mirëpo shumë herët ka filluar të mendohet dhe të trajtohet vetëm si çështje elektorale e që këtë do ta paguajmë ne si qytetarë të këtij vendi”, potencon ajo.Musliu Shoshi thekson se ura duhet të hapet në koordinim me ndërkombëtarët.

“Ura duhet të hapet në koordinim me ndërkombëtarët tanë, nuk ka asnjë rëndësi që të ndërmarrim hapa si Kosovë pa aspak koordinim me aleatët”, deklaron deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi.

JU REKOMANDOJMË

Çitaku para nisjes së seancës: Shpresojmë që Albin Kurti do të reflektojë, Kosova ka halle të mëdha
Lajme

PDK-ja e voton Dimal Bashën për kryetar Kuvendi, thotë Çitaku – “Veç deshëm të dimë a e kanë seriozisht”

25/08/2025 - 15:34
Përfaqësuesi i pushtetit, Alban Krasniqi, me parullë për Listën Srpska në mbledhje të KQZ’së
Kryesore

KQZ vendosë largimin e 1 mijë e 500 personave të vde’kur nga lista e votuesve

25/08/2025 - 15:29
Kurti bën homazhe në nderim të Komandantit Ismet Jashari
Kryesore

Kurti bën homazhe në nderim të Komandantit Ismet Jashari

25/08/2025 - 15:03
Për herë të parë në gati 60 vjet, presidenti sirian do të mbajë fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
Lajme

Për herë të parë në gati 60 vjet, presidenti sirian do të mbajë fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

25/08/2025 - 15:01
Pas hapjes së urave të reja, eksperti i sigurisë paralajmëron përshkallëzim të situatës në Mitrovicë
Lajme

Pas hapjes së urave të reja, eksperti i sigurisë paralajmëron përshkallëzim të situatës në Mitrovicë

25/08/2025 - 14:43
Përfaqësuesi i pushtetit, Alban Krasniqi, me parullë për Listën Srpska në mbledhje të KQZ’së
Kryesore

Përfaqësuesi i pushtetit, Alban Krasniqi, me parullë për Listën Srpska në mbledhje të KQZ’së

25/08/2025 - 14:16

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Biznesmeni mitrovicas shpreh interesim të ndërtojë me mjete vetanake edhe një urë të re për vetura mbi lumin Ibër që lidh jugun me veriun

    Biznesmeni mitrovicas shpreh interesim të ndërtojë me mjete vetanake edhe një urë të re për vetura mbi lumin Ibër që lidh jugun me veriun

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • “Jo nuk ta kqyri, s’ta kqyri nanën kurvë” – Mjeku në Istog shpallet fajtor për mosdhënie të ndihmës mjekësore

    264 Shpërndaje
    Shpërndaje 106 Tweet 66
  • Thirrje për rezistencë në veri të Mitrovicës (Foto)

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • I riu bie nga kati i 8-të i një ndërtese në Skenderaj, 27-vjeçari është në gjendje të rëndë (Emri)

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Pas hapjes së urave të reja, eksperti i sigurisë paralajmëron përshkallëzim të situatës në Mitrovicë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë