Lëvizja Vetëvendosje ditën e sotme ka publikuar një video, duke u krenuar me katër vjet qeverisjeje.
Mirëpo me këtë nuk po pajtohet deputeti i LDK-së, Besian Mustafa. Ai videon e publikuar nga LVV-ja e ka quajtuar përallë.
”Tash që rritet çmimi i rrymës për herën e tretë gjatë kësaj qeverie e çmimet e produkteve ushqimore kanë shpërthyer, VV-ja del me një video ku tregon përralla për “sukseset” e saj”, ka shkruar Mustafa.
“Hidhju një grusht hi syve, i hajnë rrenat këta, qy!”, ka shtuar më tutje ai.