Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka thënë se blloku B1 i Termocentralit Kosova B të Koorporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka rënë jashtë funksionit para pak minutash.
Mustafa me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se Kosova B është jashtë sistemit tërësisht, shkruan Insajderi.
“Blloku B1 i KEK ka rënë jashtë funksionit para pak minutash, kur s’janë bërë as 24 orë prej që është kthyer nga remonti. Çka po bën ky menaxhment i KEK-ut, i emëruar nga VV, kështu?!?! Blloku B2 është në remont tash e një kohë. Pra, Kosova B komplet jashtë sistemit”, thuhet në shkrimin e tij.
“Pasi kanë rënë të gjitha blloqet një pas një të Kosovës A, po punon veq Blloku A5. Krejt Kosova ka mbetë në një bllok! E pjesa tjetër e energjisë? Po blehet nga jashtë, natyrisht, me çmime marramendëse. Xhepat e funksionarëve të VV trash e ma trash”, përfundon shkrimi i Mustafës.