Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryesuesit të seancës, Avni Dehari, lidhur me instistimin e tij dhe deputetëve tjerë të VV-së për votim të fshehtë.
Duke iu referuar deklaratës së Deharit se “do të ishte shkelje kushtetuese nëse do të pyeteshin deputetët se a jeni për votim të fshehtë apo jo”, Mustafa tha se mendësia e VV-së është që t’iu mbyllet goja deputetëve tjerë dhe të votohet sipas kërkesës së tyre.
Postimi i plotë:
“Do të ishte shkelje kushtetuese nëse do të pyeteshin deputetët se a jeni për votim të fshehtë apo jo” paska thënë Dehari.
Ndërsa vendimi i tij, pa pyet askend, për të ndryshuar mënyrën e votimit, qenka kushtetues.
Pra, sipas tij, deputetët s’bën me i pyet, ata veq duhet me ulë kryet edhe me votu.
Kjo është pra mendësia e tyre: Mshele gojën, voto qysh t’thojmë na, nuk pyetësh ti për kurrgjë.